• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I DËNUAR ME DY VITE BURGIM/ Deputeti i Listës Serbe arratiset në Beograd
Home
Nderkombetare

I DËNUAR ME DY VITE BURGIM/ Deputeti i Listës Serbe arratiset në Beograd

9 October, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

6 tetori ka qenë afati i fundit kur deputeti i Listës Serbe Ivan Todosijeviç ishte dashur të paraqitej për të mbajtur dy vjet burgim pasi ishte dënuar rreth deklaratave ku e quante masakrën e Reçakut trillim.

Megjithatë, avokati i deputetit serb ka bërë ankesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit. Jozyrtarisht RTK ka mësuar se Teodosjeviç gjendet në Beograd por që kjo nuk është konfirmuar nga avokati i të dënuarit për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes.

Për deklaratën e vitit 2018 Ivoan Todosijeviç ishte dënuar me dy vjet burgim efektiv. Në gusht të këtij viti ky dënim mori formën e prerë duke un konfirmuar nga Gjykata e Apelit. Edhe pse Todosijeviç do të duhej të ishte të burg që nga 6 tetori ai nuk është paraqitur në asnjë nga qendrat korrektuese.Mësohet se arsye për këtë është fakti se deputeti i Listës Serbe ndodhet jashtë shtetit.

Avokati i tij Nebojsha Vllahiq ka bërë kërkesë që të shtyhet afati për paraqitjen e Todosijeviçit në burg. Se kërkesa është bërë dhe është në procedurë e sipër e ka konfirmuar për RTK-në Gjykata Themelore në Prishtinë. Megjithatë, sipas Ligjit një kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit duhet të bëhet vetëm shtatë ditë pasi të bëhet urdhri për paraqitje në burg.

Edhe pse emri i Todosijeviçit vazhdon të jetë si deputet në faqen e Kuvendit të Kosovës, njohësit e punës së legjislativit thonë se ai e ka humbur mandatin. Pas konfirmimit të dënimit për Ivan Todosijeviçin kishte reaguar ashpër edhe presidenti i Serbisë duke kërcënuar se Lista Serbe nuk do të garojë në zgjedhjet lokale.

Ishte viti 2018 kur Todosijeviç si Ministër i Pushtetit Lokal e cilësoi masakrën e Reçakut si trillim me ç’rast ishte shkarkuar na ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Masakra e Reçakut njihet si një nga masakrat më të tmerrshme që Serbia kreu në Kosovë duke vrarë e masakruar 45 civilë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BE kërkon hetime ndaj akuzave për dëbimet e dhunshme në Greqi dhe Kroaci
Previous article ISHTE I PARKUAR NË OBORRIN E BANESËS/ Digjet në mesnatë mjeti në Korçë, dyshimet

Delo.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT