• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASTRIMI I PARAVE/ Ristani: Çështja e lobimit e Bashës nuk është një dosje e mbyllur, por akuzë e paçuar në fund
Home
Politikë

PASTRIMI I PARAVE/ Ristani: Çështja e lobimit e Bashës nuk është një dosje e mbyllur, por akuzë e paçuar në fund

7 October, 2021 s.autor Politikë

Veprimtaria lobuese e kryetarit të PD-së Lulzim Basha nuk është një dosje e mbyllur, por një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave. Kështu deklaroi në studion e “Debat” në A2 CNN, ish-sekretari i PD-së Arben Ristani, i cili shtoi se kjo është këmbyer me një akuzë për falsifikim dokumentash, e cila është e mbyllur. Sipas tij kjo është baza e presionit për vendimet antistatutore që ka marrë dhe kjo e ka penguar Bashën që të vizitojë SHBA-në.

“Nuk është dosje e mbyllur është një akuzë e paçuar në fund sa i takon pastrimit të parave e këmbyer më një akuzë për falsifikim dokumentash, që është e mbyllur dhe jo e pastrimit të parave që nuk është çuar deri në fund.

Ka të dhëna të mjaftueshme për të besuar se ka patur veprimtari të paligjshme sa i takon lobimit të Bashës dhe që e ka penguar Bashën të vizitojë SHBA dhe kjo është baza e presionit për vendimet antistatutore që ka marrë.

Çështja është PD është ndjerë e tradhtuar nga Basha dhe tashmë ka ardhur kulmi dhe ena po derdhet dhe prandaj memorie të tilla duhen bërë publike që të kuptojnë edhe ata që nuk e dinë se me kë kanë të bëjnë dhe sa e nevojshme është të hiqen qafe njerëz të tillë”, tha ao.

Kur u pyet në lidhje në me përfaqësinë diplomatike dhe rolin e saj në PD, Ristani tha se PD qëndron krah parimeve demokratikeve të SHBA-së, kurse Bashën e akuzon si antiamerikanin më të madh:

“SHBA qëndron për ne për shkak të parimeve që përfaqëson. sovraniteti i anëtarësisë së një partie, struktura sipas parimeve demokratike janë parime që vijnë nga demokracia amerikane dhe jo vetëm dhe ne e kemi reflektuar te partneriteti me Amerikën.

Për sa kohë që qëndrojmë jemi krah tyre jo si antiamerikani Basha që djeg mandatet, nuk futet në zgjedhje në ka një antiamerikan në parti është lideri aktual, i cili është i akuzuar për pastrim parash për sa i përket veprimtarisë lobuese në SHBA”.

Por politologu Ermal Hasimja shikon vendimtar rolin e anëtarësisë së PD-së si përcaktues të së ardhmes së saj dhe jo atë të përfaqësisë diplomatike. Ai sjell në vëmendje rastet kur opinioni publik ka tejkaluar presionin ndërkombëtar, si ai armëve kimike:

“Faktori vendimtar për përcaktimin e së ardhmes së PD janë vetë anëtarët e PD. Çfarëdo kërkesë nga jashtë në formë presioni nuk do të mund të përballet dot me vullnetin e anëtarëve të PD dhe nuk do të ishte rasti i parë në Shqipëri kur opinioni publik ka tejkaluar presionin ndërkombëtar si rasti armëve kimike, që të gjitha palët u detyruan që të gjitha palët të mbanin qëndrim kundër kërkesës së SHBA dhe është një faktor shumë i fuqishëm se çdo lloj ndikimi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË NBA/ 18 ish-basketbollistë vihen në prangat e policisë, ja për çfarë akuzohen...
Previous article DËBIMI I DIPLOMATËVE/ NATO: Reagim ndaj aktiviteteve malinje. Rusia: Rrezikon shpresat për dialog

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT