• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAKSINIMI ME DETYRIM/ Alimehmeti: Doza e TRETË e personalizuar në konsultë me mjekun. Mësuesja: S’jam e…
Home
Aktualitet
Kronikë

VAKSINIMI ME DETYRIM/ Alimehmeti: Doza e TRETË e personalizuar në konsultë me mjekun. Mësuesja: S’jam e…

6 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Irma Marku, mësuese, e ka kaluar COVID në gusht, nuk e ka bërë vaksinën dhe ende nuk është e bindur nëse duhet ta bëjë. Në debatin e ditës në Report TV, Marku tha se është skeptike për vaksinën vetëm për shkak të imponimit që po i bëhet popullatës.

“Nuk e kam bërë vaksinën, e kam zgjidhur le të themi nga fati sepse e kam kaluar COVID në fillim të gushtit. Kam marrë një vërtetim që tregon se e kam kaluar COVID para një muaji. Megjithatë jam kundër vaksinimit sepse ende nuk kemi të dhëna ekzakte për përfitimet e vaksinës. Kur unë nuk jam e bindur ta bëj vaksinën, nuk mund të ma imponosh. Nëse do të ishte diskutuar dhe d ishte bërë një fushatë ndërgjegjësimi, besoj se nuk do të kishim këto ngërçe. Unë jam kundër vaksinës për faktin se ende nuk kemi konkluzione të sakta sa i takon efikasitetit të saj. Imponimi i saj më lë shumë për të dëshiruar. Duhet të ishte bërë një fushatë ndërgjegjësimi”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, epidemiologu Ilir Alimehmeti, tha se ka nevojë për fushata ndërgjegjësimi dhe që të takohen grupet që hezitojnë të marrin vaksinën, ndërsa vetë u tregu ai gatshëm t’i heqë dilemat mësueses.

“Edhe zonjës Marku unë ofrohem të bëjmë një bashkëbisedim për të mirat e të këqijat, kur të doni jam në dispozicion tju shpjegoj”, u shpreh epidemiologu .

Sa i takon debatit për marrjen e dozës së tretë, mjeku Alimehmeti tha se kjo duhet të bëhet përmes konsultave të personalizuara me mjekët dhe jo me fasha moshore.

“Është diskutim shumë i gjerë, OBSH thotë jo kjo sepse ata që marrin një dozë të tretë përfitojnë diçka, por përfitojnë shumë më shumë ata që marrin dy doza. Po të hyjmë të kategori të veçanta, si pash moshat e treta, apo ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndoshta mund të merret në konsideratë. Kjo është diskutuar shumë, Izraeli ka bërë dozat e treta. Duhet bërë me konsulta të personalizuara me mjekët”, tha ai.

Nga ana tjetër, mjekja Entela Labaj tha se shumë qytetarë janë paraqitur vetë në qendrat shëndetësore për të bërë vaksinën.

“I kemi njoftuar qytetarët dhe kanë ardhur vetë në qendra shëndetësore për të vaksinën”, u shpreh mjekja.

Por edhe në këto raste, mësuesja Marku është skeptike.

“Dua ti them mjekes se pjesa më e madhe e qytetarëve kanë ardhur për vaksinën por jo me vullnetin e lirë. Ka qenë një shtrëngim parësor që i ka detyruar ata”, tha mësuesja Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 3 VITESH MUNGESË/ Presidenti Abramovic rikthehet në Londër, në axhendë futbollisti i Juventus. Ja emri...
Previous article NUK NDALEN SHIFRAT E LARTA TË COVID/ Rritet numri i viktimave, mbi 500 persona të infektuar

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT