Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet ditën e sotme me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Takimi do të ndodhë në pauzën mes dy sesioneve të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.
Takimi do të mbahet dhe në praninë e presidentit francez Emanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se njohja reciproke është e nevojshme sepse është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.


