• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANËTARËSIMI I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR/ Liederët e Rajonit dhe ata të BE mblidhen sot në Samitin e Brdos në Slloveni
Home
Politikë

ANËTARËSIMI I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR/ Liederët e Rajonit dhe ata të BE mblidhen sot në Samitin e Brdos në Slloveni

6 October, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Teksa janë shtuar zërat e fortë pro anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, liderë të vendeve të Rajonit dhe krerë të lartë të Unionit do të mblidhen ditën e sotme në Samitin e Brdos në Slloveni. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është nisur atje direkt pas vizitës në Spanjë, ku ishte i pranishëm për marrëveshje me universitetet prestigjioze.

Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshire dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Liderët e BE dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimorë pritet të takohen rreth orës 08:40, për të vijuar më pas me Samitin.

Dje, në ditën e parë të Samitit, krerët e lartë të BE dhanë mesazhe të forta duke rikonfirmuar unitetin e Unionit.

“Ne duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin para se të forcojmë unitetin tonë, pasi qasja jonë e përbashkët është ADN-ja e Bashkimit Europian”, deklaroi dje për gazetarët presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

E pranishme në Samit, ditën e djeshme, ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Samiti i Brdos sot do të ketë në fokus të ardhmen e rajonit, por pritet të diskutohen edhe një sërë temash me interes ndërkombëtar si: marrëdhënia me Kinën, situata e pasigurt në Afganistan, marrëdhëniet e trazuara me SHBA-në për shkak të mosmarrëveshjeve me Francën për aleancën AUKUS në Paqësorin Jugor dhe rritja e çmimeve të gazit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Raporti ‘Tepër sekret’: Drejtoresha e shkollës na tha se donte të vinte në Shqipëri me bashkëshortin...
Previous article HOROSKOPI 6 TETOR/ "Takime të reja parashikohen në dashuri...", yjet për sot

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT