Pak më parë në media u zbulua se i pranishëm në atentatin e mbrëmshëm në Elbasan, si pasojë e të cilit u vranë Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri, ishte edhe një person i tretë, i cili kishte marrë një plumb pranë veshit, por gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. “Ora News” raporton se ky person i tretë quhet, Florenc Çekrezi, i cili ka qenë së bashku me dy viktimat në momentin kur tre persona qëlluan në drejtim të tyre.
Bëhet me dije se Çekrezi, është larguar me vrap ndërsa dy miqtë e tij, Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri mbetën të vrarë ( Ardian Çollaku humbi jetën sot në spital).
Policia dhe Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së një karburanti dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes do bazohen te dëshmia e të mbijetuariit Florenc Çekrezi.
Sipas këtij të fundit, sapo kanë dalë nga lokali, kanë qëndruar rreth 20 minuta buzë rrugës, duke biseduar me njëri-tjetrin, por papritur tre persona janë shfaqur me veshje të zezë dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.


