• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“O KOSTË…”/ Humbja e Kosta Grillos, motra: Ma more vëllain, më keni lënë vetëm…
Home
Aktualitet
Kronikë

“O KOSTË…”/ Humbja e Kosta Grillos, motra: Ma more vëllain, më keni lënë vetëm…

5 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Humbja e gazetarit Kosta Grillo ka shkaktuar hidhërim për këdo që e njohu. Por veçanërisht për familjarët e tij.

E motra e gazetarit, Ani Grillo, përmes një postimi në rrjetet sociale ka rrëqethur me fjalët e ndjera për të vëllain.

Teksa kujton 55 ditët e torturës në shtratin e spitalit, ajo tregon se si çdo ditë i jepte kurajo dhe forcë gazetarit se do e kalonte të gjithë këtë dhe do të kthehej sa më shpejt në shtëpi. E shkatërruar nga dhimbja Ani shkruan se me ikjen e tij tani ajo ka mbetur vetëm.

Ja mesazhi i saj:

“Mami te mori me vete se te kishte piken e dobet i dashur Kosta. Nuk e kisha menduar kurre qe do ndaheshim kaq shpejt. Shikoja endra me sy hapur se si do ti ngrysnim ditet e netet bashke në te ardhmen.

Te kisha premtuar qe do iknim bashke nga ky spital ku te solla me duart e mia me shprese se do ja dilnim. 55 dite perpjekje. Nuk e mbajta fjalen e tani me ke lene vetem me kujtimet e atyre oreve e diteve qe kaluam bashke. Kur do ikim me pyesje cdo dite, Kur? Nuk po me sherojne o Ani. E une besoja qe ti do ja dilje mbane, sepse njerzit si ty me ate zemer e shpirt te gjere, me ate zgjuarsi e humor jane te rralle ne kete toke. Forca te thoja, je Himariot kockeforte e nuk dorezohesh ti, do ja dalim e do ikim. Cdo dite, cdo dite te njejtat fjale.

Forca, je i forte, me buzeqesh e ti me buzeqeshje e me shikoje thelle në sy sikur doje te vertetoje fjalet e mia. Na presin te gjithe te thoja, djemte e miqte qe luteshin per ty per nje sherim sa me te shpejte. Cfare te them tani? Me fal qe nuk te ndihmova ashtu si te kisha premtuar qe do ktheheshim bashke ne Tirane me kembet tona? Do kthehemi por me nje ndryshim kembet do ti mbajme ne Vuno, tek mami e babi. O Kostë te thoja, hajde se do sherohesh e do ta kujtojme si nje ender te keqe. Na ke lene shurdh. Nuk qeshim e as nuk flasim pa u ber mir ti. Leviz o ma lutesha per nate. Eja te ndihmosh e te sherosh djalin. Ma more njeriun e vetem qe me kishte mbetur. Ma more vellain me keni lene vetem!”, shkruan ajo.

Gazetari dhe komentatori sportiv Kosta Grillo ka ndërruar jetë në mosahën 59-vjeçare pas një beteje të gjatë me Covid 19.

Ai u infektua nga virusi në gusht të këtij viti dhe pas trajtimit në një spital privat në Shqipëri, me 12 gusht ai u nis për trajtim të specializuar drejt Turqisë pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PRANON HUMBJEN ME "KO" NDAJ FURY-T/ Boksueri Wilder: Trajneri im ishte frikacak
Previous article ÇFARË I BËRI BASHKË? Kjo VIDEO e Adës së “Për’puthen” dhe Mato Lales surprizon fansat

F.autor

Postime të ngjashme

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

EMRAT/ Kujt i përkisnin 6 telefonat e gjetur në burgun e Durrësit, i kishin fshehur në... Aktualitet

EMRAT/ Kujt i përkisnin 6 telefonat e gjetur në burgun e Durrësit, i kishin fshehur në...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT