• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A U SHKARKUA ARDI VELIU? Ministri Çuçi në Komision Parlamentar: Do e merrni vesh kur…
Home
Politikë

A U SHKARKUA ARDI VELIU? Ministri Çuçi në Komision Parlamentar: Do e merrni vesh kur…

5 October, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Në një kohë kur në media po flitet që është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, çështja është cekur edhe në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku është i pranishëm edhe ministri Çuçi.

Deputeti i opozitës, Luan Baçi e ka pyetur nëse shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka ndonjë gjë të vërtetë, Çuçi është përgjigjur “Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur ti mbarojë kandili”.

Kujtojmë se 100 ditë më parë Kryeministri Rama i vuri 100 ditë afat drejtuesve të polici që që e gjithë struktura të futej në shina.

Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Rama la 100 ditë afat për të riorganizuar të gjithë strukturën të organizatës dhe vendosur prioritete të qarta.

Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.

“Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin.

Kjo duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë. Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha në atë kohë Kryeministri Edi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E FUNDIT/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin e vrasjes së vajzës ganeze: Një person I TRETË doli nga dhoma
Previous article RAMA DHE BASHA DO TË UDHËTOJNË DREJT SLLOVENISË/ Zbulohet ARSYEJA

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT