• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMET NË ELBASAN/ Artan Hoxha: Dy vrasës me pagesë të arrestuar jashtë, pritet të sillen në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMET NË ELBASAN/ Artan Hoxha: Dy vrasës me pagesë të arrestuar jashtë, pritet të sillen në Shqipëri

5 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ekzekutim i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku të vrarë mbetën Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka thënë se grupet e reja kriminale të formuara në Elbasan, janë shumë më agresive nga ato që vepronin prej dekadash në këtë qytet.

Hoxha ka thënë se skenarë të tillë me ekzekutime kanë nisur që në vitin 2016, por në 2018 kishte një shtim të tyre që vijon ende. Më tej Hoxha ka deklaruar se këto grupe kriminale paguajnë vrasës me pagesë për të kryer porositë e tyre. Lidhur me këtë sipas Hoxhës dy vrasës të arrestuar jashtë vendit për krime të ndryshme, pritet të vijnë në Shqipëri për të dhënë llogari para drejtësisë pasi janë zbuluar me prova se janë autorët e disa vrasjeve në Elbasan. Hoxha ka shtuar se vetëm dy javë më parë në Gjermani një vrasës që kishte kryer një krim në Elbasan u arrestua në Gjermani.

Sipas gazetarit momentalisht në qytetin e Elbasanit ka të dhëna që veprojnë 6 grupe kriminale që kanë konflikte me njëri tjetrin dhe përpiqen të bëjnë aleanca si për tu mbrojtur ashtu edhe për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

“Më rezulton se ka grupe në Elbasan që veprojnë prej më shumë se dy dekadash por ka edhe grupe të reja që janë krijuar më vonë. Skenarët e vrasjeve kanë filluar që në 2016 por janë intensifikuar në 2018. Ardhja e këtyre grupe të reja që ishin më të ashpra solli edhe përplasjet e vrasjet.” tha Hoxha.

“Këto grupe kanë paguar edhe vrasës me pagesë. Pritet që të vijnë nga jashtë dy vrasës të tjerë që kanë bërë vrasje në Elbasan. Ka që ndodhen të arrestuar jashtë vendit. Është provuar se ato kanë kryer krime në Elbasan.” tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHI i Yuri Kim: Demokracia, mbrojtja dhe biznesi, prioritetet tona
Previous article TYM I BARDHË/ Juve-Dybala arrihet akordi, Zonja planifikon edhe një blerje big

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT