• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VODHI PARATË PACIENTIT TË VDEKUR/ Çfarë dënimi mori infermierja e INFEKTIVIT (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

I VODHI PARATË PACIENTIT TË VDEKUR/ Çfarë dënimi mori infermierja e INFEKTIVIT (EMRI)

4 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës e përfundoi me një seancë të vetme gjyqin ndaj një infermiereje të spitalit Infektiv në QSUT, të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga COVID-19.

30-vjeçarja Ronida Hysa u shpall fajtore nga gjykata për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Ajo u dënua me 5 vite burg, dënim që u ul në 3 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në kërkimet përfundimtare, prokuroria kërkoi dënim me 6 vite për infermieren Hysa, ndërsa e akuzuara kërkoi ndryshim të kualifikimit të akuzës.

Ajo kërkoi të fajësohej për “përvetësim të parave që rrjedhin nga vepra penale” dhe se nëse dënohej me burg, dënimi t’i konvertohej në shërbim prove.

Ndonëse u dënua me burg, infermierja Hysa nuk do të shkojë në qeli, pasi prej datës 9 shkurt hetimi ndaj saj dhe më pas gjykimi është vijuar në masën e “arrestit në shtëpi”.

Ronida Hysa u prangos në 25 janar të këtij viti, pas denoncimit të djalit të një pacienti që ndërroi jetë në spitalin infektiv, i cili pretendoi vjedhje të portofolit dhe zbrazje të llogarisë bankare të të atit. Hetimi i rastit zbuloi se infermierja kishte përdorur kartën e pacientit, duke tërhequr gati 60 mijë lekë në disa bankomate të ndryshme.

Pak javë më parë Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për Tire Alldervishin dhe 4 infermiere të tjera të spitalit COVID2, të dyshuara për ngritjen e një skeme zhvatjeje të familjarëve të pacientëve të infektuar nga koronavirusi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONI TË QUHENI NDJEKËSE TË MODËS? Atëherë këto 3 veshjet që duhet t’i keni patjetër në dollap
Previous article DITË E TRISHTË PËR RONALDON/ Humb personin e afërt me familjen, ja çfarë poston

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT