• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MITI I TIJ MBETET GJALLË/ 10 vjet pa Steve Jobs, mesazhi që iu la amanet të rinjve
Home
Teknologji

MITI I TIJ MBETET GJALLË/ 10 vjet pa Steve Jobs, mesazhi që iu la amanet të rinjve

4 October, 2021 F.autor Teknologji

“Ji i uritur, ji i çmendur” është mesazhi që Steve Jobs u la amanet të rinjve në fjalimin e tij të famshëm drejtuar studentëve të Universitetit të Stanfordit.

Bashkëthemeluesi i Apple ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare nga kanceri në pankreas dhe është bërë simbol i inovacionit dhe krijimtarisë.

Miti i tij mbetet gjallë edhe 10 vjet pas vdekjes së tij.
Shumë argumentojnë se vizioni i tij dhe trashëgimia e tij ende e lejojnë gjigantin Cupertino të jetë një pikë referimi në sektorë të ndryshëm, nga telefonat inteligjentë deri tek kompjuterët.

Ndërsa kompania në 10 vitet e ardhshme mund të përgatitej përsëri për një ndryshim drejtimi, me lamtumirën e Tim Cook.

Figura e tij karizmatike, një kurorë e përjetshme me xhinse dhe një xhup i zi, ende nuk është zëvendësuar në imagjinatën e zakonshme.

Ndoshta vetëm Elon Musk, me vizionin dhe paskrupulltësinë e tij, mund të ndezë entuziazëm të ri.

Steve Jobs, i lindur në San Francisko më 24 shkurt 1955, me prejardhje siriane nga ana e babait të tij, nuk u rrit nga prindërit, por u dha për birësim.

Disa vjet më parë artisti britanik Bansky e portretizoi atë, me një kompjuter dhe një çantë mbi supe, në kampin e refugjatëve në Calais, në Francë, për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës së refugjatëve.

”Kompjuteri është një biçikletë për mendjen”, pat thënë Jobs.

Ai ishte gjithashtu themeluesi dhe CEO i ”Pixar Animation Studios” para blerjes nga kompania ”Walt Disney”, duke ndjerë në vitet 1980 se industria e argëtimit dhe përmbajtjes do të shpërthente, pikërisht ashtu siç ndodhi.

“Nuk ka ditë që ne të mos mendojmë për Steve Jobs, ai do të jetë gjithmonë ADN e Apple”, tha Tim Cook disa vjet më parë, duke përuruar teatrin kushtuar Jobs në Apple Park, selia e re e kompanisë Cupertino në të cilën themeluesi i saj kishte punuar deri në fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALI/ Qendra e majtë fiton zgjedhjet në qytetet më të mëdha, dështon Matteo Salvini...
Previous article GODITJE NDAJ FACEBOOK-UT/ Gjiganti i mediave sociale u bllokua pas akuzave të ish-punonjëses?!

F.autor

Postime të ngjashme

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri Teknologji

MESAZHET QË NUK LËNË GJURMË/ WhatsApp po teston funksionin e ri

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes Teknologji

KUR ËSHTË KOHA PËR TË NDËRRUAR IPHONE-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën Teknologji

ÇFARË PO NDODH? Facebook dhe Instagram bien në mbarë botën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT