Pasi i ka dedikuar disa javë të mira pushimesh vetes, Alketa Vejsiu ka paralajmëruar rikthim të fuqishëm në ekran.
“Dance with me” u cilësua një emision me një audiencë të kënaqshme dhe tashmë do të vijnë në ekran emisione të një formati tjetër dedikuar fëmijëve dhe një “Realiti show” me Vip-a.
Projekti i saj më i ri do të mbajë emrin “Në kurthin e Piter Pan” i cili do të ketë në fokus fëmijët inteligjentë.
Gjithashtu Alketa ka prekur pak dhe temën e çmimit që do të marë fituesi i “Reality show-t” .
Fituesit e Audicioneve të formatit” Në Kurthin e Peter Pan” do të anoncohen në fund të muajit janar! Bëhemi gati ndërkohë për formatin e ri të cmendur të Vipave që do jetojnë në një shtëpi në fshat për të fituar simpatinë tuaj, dhe për të bërë punë të thjeshta fshati dhe për të fituar një super cmim!’-ka shkruar Alketa në njoftimin e fundit.