• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË TIRANË/ Grindet me të dashurën se nuk bënte punët e shtëpisë, ajo e denoncon për vjedhje
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË TIRANË/ Grindet me të dashurën se nuk bënte punët e shtëpisë, ajo e denoncon për vjedhje

3 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Deri ku mund të shkojnë justifikimet për dhunën ndaj partneres? Deri aty sa një i ri që kishte vendosur të bashkëjetonte, fajësoi të dashurën se nuk dinte të dallonte debatin verbal nga dhuna fizike. Apo përballimin e përgjegjësive në një lidhje…

Një dosje nga policia, tregon se si një vajzë e re, pasi u grind me të dashurin me të cilin mori një shtëpi me qira pranë zonës së Liqenit, fillimisht e akuzoi atë se i kishte vjedhur banesën e prindërve, ku ai kishte marrë sipas saj disa bizhuteri.

Por kur policia shkoi në vendin ku jetonte i riu, përveç shkopinjve të bejsbollit dhe një thike, nuk gjeti asgjë tjetër të dyshimtë.

Pas këtij çasti, ishte radha e të riut A.T., që të ngrinte akuza ndaj vajzës me prejardhje nga Korça. Ai i hodhi poshtë të gjitha dyshimet, duke thënë: “Nuk është e vërtetë që kam vjedhur shtëpinë e të dashurës. Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar”.

Madje, A.T., sipas drejtorisë vendore, arrin deri aty sa ankohet për të. “Ne të dy kemi pasur marrëdhënie të mira dhe asnjëherë nuk ka degraduar me dhunë. Debatet kanë qenë si çdo çift që jeton, për punët e shtëpisë, gatimin dhe mirëmbajtjen. Bënim debate të tipit, më mirë të kisha pajtuar një pastruese, vinte pastruesja i bënte të gjitha dhe e dashura nuk prekte asgjë me dorë. Më kishte bërë përshtypje kjo gjë dhe kjo papërgjegjshmëri e saj, ne ishim në bashkëjetesë dhe po e njihja dhe disa herë ia kisha vënë në pah shqetësimin”.

I ndodhur në këto grindje, i riu tregon se e dashura u kthye tek prindërit dhe për ta lënë që të reflektonte, ai për disa javë nuk e telefonoi qëllimisht. Policia e pyet të riun se përse e mbante thikën në banesë dhe a është ajo një armë e ftohtë?

Ai përgjigjet: “Është thikë antike e kam blerë në SHBA dhe konsiderohet relike, pasi është përdorur në luftën e Vietnamit. Kurse dy shkopinjtë e bejsbollit i mbaj, sepse luaj shpesh nga liqeni dhe se kam qenë në ekipin e moshave të bejsbollit në Nju Jork”.

Por ndërkohë, e reja insistoi se kur u largua prej tij, ai e kërcënoi: “Do të shkatërroj të gjithë pasurinë që kanë prindërit e tu”.

E reja pretendon se në banesë ishin disa kuti me bizhuteri të shtrenjta, të cilat dikush i ikishte boshatisur dhe që sipas saj, nuk mund të ishte askush tjetër, veç të dashurit me të cilin ajo u grind.

E reja e përshkroi atë sipas dosjes si një individ që kishte ushtruar dhunë, por që nuk e kishte kallëzuar me shpresën se ai do ndryshonte dhe do zbutej me kalimin e kohës.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË INFEKTUAR EDHE PAS VAKSINIMIT/ 5 shenjat dalluese të Deltës
Previous article "DITA E BASHKIMIT TË GJERMANISË"/ Nikolla uron Presidentin e Bundestagut: Rënia e Murit të Berlinit, lajmëroi...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT