• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VJESHTA DUHET…”/ Mjeku Kalo tregon shenjat që ngatërrohen mes gripit dhe Covidit, thirrja për qytetarët
Home
Sociale

“VJESHTA DUHET…”/ Mjeku Kalo tregon shenjat që ngatërrohen mes gripit dhe Covidit, thirrja për qytetarët

3 October, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Mjeku i njohur Tritan Kalo me një postim në rrjetet sociale thotë se tani kemi hyrë në stinën e gripit, shenjat e të cilët mund të ngatërrohen me atë të Covid-19.

Ai shkruan se shenjat klinike si: dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj. vërehen në shumicën e tyre, çka shpesh ato konfondohen me infeksionin nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19.

Ai edhe një herë u bën thirrje qytetarëve që në këto kohë të tregohen të kujdeshëm dhe të rrespektojnë masat anti-Covid, ndërsa bën thirrje për vaskinim.

Postimi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane….3.10.2021….Gradualisht kemi hyrë në Stinën e Infeksioneve Respiratore të shumta dhe të shpeshta, nga kataret e vijave të sipërme të frymëmarjes (faringite, laringite , trakeite) deri në prekjet e vijave të poshtëme të frymëmarjes (bronkite, bronkopneumoni e pneumoni)…..Tonsilat/ bajamet si “vija e parë” e përballjes me shkaktarët e këtyre infeksioneve, acarohen e infektohen edhe ato shumë shpesh….Në shumicën e tyre këto infeksione janë të natyrës virale dhe shumë më pak të natyrës bakteriale, ÇKA nuk e justifikon aspak dhënien vënd e pa vënd të Antibakterialëve/Antibiotikëve në këta të sëmurë të çdo moshe qofshin ata….Shënjat klinike si: dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj. vërehen në shumicën e tyre, çka shpesh ato konfondohen me infeksionin nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19…. GRIPI stinor edhe ai është pas dere, ndaj KUJDES miq, kolegë, dashamirës e bashkëkombas të MOS PANIKOHEMI sepse jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtëme të frymëmarjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i “flamës mbarëbotërore” Sars-Cov2/Covid-19….VETNDËRGJEGJËSIMI është kyçi në përballjen me infeksionet e mësipërme. Vera dhe dëshira për të përftuar nga gjithshka që ofron kjo stinë, bëri që vetëndërgjegjësimi ynë të nënvlerësohej, por Vjeshta duhet të na e rizgjoj e përshkallëzoj vetëndërgjgjësimin për mundësitë tona në lidhje me parandalimin ose uljen e rrezikut të infektimit prej virozave stinore……MASAT e kurdokohëshme në parandalimin ose uljen e shpeshtësisë së këtyre infeksioneve MHD (Maskë e përdorur në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara; Higjenë sa më e mirë personale e të mjediseve publike; Distancim fizik kur dhe kurdo që është e mundëshme), mbeten të plotëvlerëshme….VAKSINIMI luan edhe ai një rol të rëndësishëm si në përballjen me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19 po ashtu edhe ndaj Gripit stinor, sidomos në grupet e riskut: ekstremet e moshave, në diabetikët, në të sëmurët me sëmundje kronike kardiake, renale, hepatike, shtatzënat, të sëmurët onkologjikë, me lezione kronike të sistemit lokomotor, etj….MOS HEZITONI të vaksinoheni ndaj dhe mos u bëni pre e mëndjeçoroditurve…..JETA e çdo shqiptari është e paçmimtë për vetë atë, për familjen, për shoqërinë tonë dhe të gjithë Shqiptarinë….Të gjitha këto masa të konbinuara të respektuara së bashku, do t’a bëjnë të mundshme që edhe KOHËSHTRIRJA e pandemisë së Sars—Cov2/Covid-19, të mos i tejkaloj ato të pandemive të ngjashme me të, dhe që BALLAKUMET e Elbasanit të ditës së Verës, të mundet t’i shijojmë me pandeminë e strehuar në “strehëzën e rasteve sporadike”, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash me viruset e pandemive të tjera…. Together forever!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET NË VERI/ Analiza e “The Guardian”: Kur do zgjidhet çështja kryesore midis Kosovës e Serbisë?
Previous article "NXEHEN" GJAKRAT NË "PËR'PUTHEN"/ “Surrati jot...mos e fusni atë pipirruckën”, përplasen Arjani dhe Alvisa

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim Aktualitet

SHQIPËRIA NË KRAH TË FRANCËS PAS SULMEVE KIBERNETIKE/ MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar Aktualitet

NDODH NË GREQI/ Kapen 18.8 kg marijuanë në kufi. Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT