Ekspertja e fushatës së vaksinimit, Silva Bino ka folur për Ora News lidhur me situatën nga pandemia në vend.
Ajo ka deklaruar se qeveria ka vendosur një grup ekspertësh për të vlerësuar dhe analizuar efektet e mundshme anësore të vaksinimit.
Ky vaksinim masiv është i paprecedent , përgatitje për këtë lloj vaksinimi është e paprecedentë, sepse ka kërkuar një angazhim total të të gjitha strukturave të qeverisë. Sigurimin në një kohë të shkurtër të vaksinave si dhe administrimin. Vaksinimin e grave shtatzëna apo edhe atyre elementëve që vendosin diskutime në popullatë. Vendosja e grupit të ekspertëve për vlerësimin e efekteve anësore të vaksinimit, grup i cili do të vazhdojë punën dhe do të përmirësohet e gjithë puna në bazë të një platforme të veçantë.


