• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOROSKOPI 2 TETOR/ Do të ishte shumë gabim të refuzoni një ftesë që do ju bëhet, yjet për sot
Home
Jetë

HOROSKOPI 2 TETOR/ Do të ishte shumë gabim të refuzoni një ftesë që do ju bëhet, yjet për sot

2 October, 2021 s.autor Jetë

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Ju duhet të mësoheni me idenë që personat tuaj më të afërt ndërhyjnë në punët tuaja pak më shumë se sa ju do të dëshironit. Me kalimin e kohës ju do i falenderoni ata për ndihmën e tyre. Tani për tani filloni të qetësoni marrëdhëniet tuaja.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ju ende keni detyra dhe çështje të pazgjidhura prandaj sa më shpejt të nisni të merreni me to aq më shpejt do filloni të ndiheni më mirë. Jini entuziastë në atë që bëni, por gjithashtu nuk duhet ta shqetësoni veten.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Dielli në Peshore në këtë periudhë të vitit i bën të gjitha gjërat të mundura, të paktën për ju, kështu që ndaloni së ndjeri keqardhje për veten dhe filloni të zbatoni idetë tuaja. Harroni çfarë nuk shkoi mire në të kaluarën sepse ju do i realizoni ato në të ardhmen.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Këtë të shtunë 2 tetor do ta keni keni mjaft të lehtë që t’i lejoni njerëzit më afër jush të kuptojnë se si ju ndiheni. Ju mund të jeni një shenjë e ndjeshme dhe e fshehtë por kjo nuk është një justifikim për t’i mbajtur emocionet brenda jush. Mos hezitoni të diskutoni për frikën tuaj.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Do të ishte shumë gabim të refuzoni një ftesë që do ju bëhet të shtunën vetëm sepse jeni të ngarkuar me punë. Ju duhet të rregulloni orarin dhe të krijoni kohë për aktivitete argëtuese.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Ka ardhur momenti që të merreni seriozisht me gjendjen tuaj financiare. Filloni të kurseni dhe të shpenzoni më pak.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Filloni të bëni gjërat që ju pëlqejnë dhe mos u shqetësoni nëse njerëzit rreth jush do ju kritikojnë për këtë fakt. Mos neglizhoni çështjet që janë të rëndësishme.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Ju ndoshta mund të mos jeni në gjendjen tuaj më të mirë shpirtërore por mos u shqetësoni. Në këtë periudhë të vitit merrni kohë dhe meditoni mbi atë çfarë doni të bëni në jetën tuaj.Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ju do filloni t’i habisni njerëzit rreth jush me mënyrën se si arrini të përshtateni mjaft thjesht me situatat që vazhdimisht ndryshojnë. Zgjedhjet janë tuajat dhe duhet të përballeni edhe me pasojat.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Silluni sikur njerëzit rreth jush janë duke kontrolluar çdo lëvizje tuajën, sepse në fakt ata janë duke e bërë këtë gjë. Gjithçka që ju thoni dhe bëni po vëzhgohet prej tyre.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në këtë periudhë të vitit filloni të ndiheni më energjikë se zakonisht. Nëse jeni duke menduar të bëni pushime, tani është koha e duhur për ta bërë këtë gjë, ose të paktën filloni të bëni plane.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Kohët e fundit jeni larguar nga realiteti dhe ka ardhur momenti që të jeni më realist në qëllimet dhe ambiciet tuaja. Mos dëgjoni të tjerët por zemrën tuaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RECIPROCITETI PËR TARGAT MES KOSOVËS DHE SERBISË/ Sot pritet zhbllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak
Previous article KTHJELLIME DHE TEMPERATURA TË ULËTA/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT