• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BILANCI I HIDHUR I SHTATORIT/ 200 jetë të humbura nga COVID në një muaj në Shqipëri
Home
Breaking News

BILANCI I HIDHUR I SHTATORIT/ 200 jetë të humbura nga COVID në një muaj në Shqipëri

1 October, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 23 mijë persona janë infektuar me koronavirus vetëm gjatë muajit Shtator, 200 prej të cilëve e kanë humbur betejën me virusin pandemik duke e bërë kështu Shtatorin muajin e parë që prej Marsit që shënon jo vetëm rritje drastike të rasteve të reja, por edhe të fataliteteve.

Mes personave që ndërruan jetë në muajin e parë të vjeshtës ishte dhe një 34-vjeçare shtatzënë. Mjekët e spitalit Covid 1 ku këta pacientë po merrnin mjekim kanë pohuar se shumica e tyre ishin të pavaksinuar.

Shtatori është muaji i 5 që prej fillimit të pandemisë që regjistron numër të lartë fatalitetesh.

Marsi i 2021 mban vendin e parë për numrin më të lartë të vdekjeve, ku 439 pacientë humbën jetën, për t’u pasuar nga Shkurti me 416 viktima, Dhjetori i 2020 me 371 viktima dhe Nëntori 301 jetë të humbura.

Rritja e rasteve fatale dhe të të infektuarve në vend erdhën pas disa muajve qetësi. Në 4 muaj, Maj, Qershor, Korrik dhe Gusht u  regjistruan 104 raste vdekjes, shifër kjo e cila u dyfishua menjëherë vetëm në një muaj, Shtatorin.

Sipas ekspertëve rritja e rasteve ka ardhur si pasojë e valës së infeksionit të shkaktuar nga variant Delta që nisi të qarkullojë në Korrik. Ndërsa rastet e infektimeve po njohin rënie ditët e fundit, e njëjta gjë nuk po ndodh me fatalitetet. Ekspertët apelojnë për vaksinim si forma e vetme për t’u mbrojtur nga shtrimi në spital dhe rastet e rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA e Frrok Çupit: Për ish reporteren e paaftë të ATSH-së Evi Kokalari dhe dyshen “Berisha-Meta” pas saj
Previous article DEKRETIMET/ Besiana Kadare emërohet ambasadore në UNESCO, Ferit Hoxha rikthehet në OKB

F.autor

Postime të ngjashme

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK PËR TRAFIKUN E KOKAINËS/ GJKKO lë në burg ndërtuesit

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë Aktualitet

DOSJA "ARUBA"/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT