• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIPI VRAU POLICIN/ Ndërsa xhaxhai i Aldi Ramës u arrestua një vit më parë, por theu masën e sigurisë. Akuzohet për…
Home
Breaking News

NIPI VRAU POLICIN/ Ndërsa xhaxhai i Aldi Ramës u arrestua një vit më parë, por theu masën e sigurisë. Akuzohet për…

1 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Gjykatën e Lezhës sot do të dalë për masë sigurisë edhe xhaxhai i Aldi Ramës, Baki Rama, i cili është arrestuar në fund të dhjetorit 2020, por më pas gjykata e liroi në ‘arrest shtëpie’.

Panorama.al mëson se Baki Rama ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” që gjykata i kishte vendosur për tregti të lëndëve piroteknike.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia ditën kur ndërroi jetë Aldi Rama, xhaxhai i tij nuk është gjetur në banesë. Dyshohet se familjarët i thanë policisë se ai kishte shkuar në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të nipit. Ditën e sotme Baki Rama do të dalë para gjykatës në Durrës për t’u njohur me masën e sigurisë.

21-vjeçari Aldi Rama vrau tre ditë më parë efektivin e policisë, Saimir Hoxha gjatë një operacioni antidrogë.

Policët i kanë dhënë sinjal automjetit për të ndaluar, ku ndodhej 21-vjeçari Aldi Rama, bashkë me dy persona të tjerë. Por sapo Saimir Hoxha ka zbritur nga makina e Policisë, 21-vjeçari Aldi Rama ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë fillimisht të plagosur oficerin e Policisë, por ai ndërroi jetë rrugës për në spital, pasi njëri nga plumbat e kishte prekur në pjesën e zemrës. Nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar në radhët e efektivëve të tjerë.

Pas ngjarjes ai u arratis dhe policia u vu në ndjekje të tij. Pas disa orësh rezistencë ndaj uniformave blu, i riu plagosi veten me armë zjarri dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Aldi Rama i kishte prindërit e divorcuar dhe jetonte tek shtëpia e gjyshërit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U GJET DEKOMPOZUAR NË HIMARË/ Marrëdhënia e vështirë e Piro Dhimës me nënën, shkak martesa me... (DETAJET)
Previous article KUNDËR BERISHËS/ Salianji: Po të më ftojë në “foltoren” e Korçës, nuk do të shkoj

Delo.autor

Postime të ngjashme

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh Aktualitet

POLICIA OPERACION NË GJIROKASTËR/ Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

MAKINA DEL NGA RRUGA DHE BIE NË HUMNERË/ Gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet Aktualitet

MAKINA DEL NGA RRUGA DHE BIE NË HUMNERË/ Gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT