• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI/ Berisha i kërkon Bashës dhe PD-së ta mbrojnë nëse e burgosin: Veproni si republikanët francezë me Sarkozy
Home
Politikë

PËRJASHTIMI/ Berisha i kërkon Bashës dhe PD-së ta mbrojnë nëse e burgosin: Veproni si republikanët francezë me Sarkozy

1 October, 2021 Delo.autor Politikë

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me 1 vit burg, pasi u shpall fajtor për financimin ilegal të fushatës së tij elektorale në 2012. Akuza ndaj Sarkozy ishte se ka shpenzuar rreth 22.5 milionë euro – gati dyfishi i shumës maksimale që lejon ligji – për fushatën e tij të rizgjedhjes në 2012, kur humbi përballë Francois Hollande.

Sipas akuzës të cilës i referohet France 24, Sarkozy ishte në dijeni se shpenzimet e fushatës – të cilat janë rreptësisht të kufizuara sipas ligjit francez – po i afroheshin maksimumit të lejuar dhe ai ka injoruar paralajmërimet e kontabilistëve të tij për këtë çështje.

Bashkë me Sarkozy janë dënuar edhe 13 persona të tjerë, të përfshirë në fushatë, të cilët janë gjetur fajtorë për financim të paligjshëm të saj.

Ish-presidenti i Francës do ta apelojë vendimin, por ndërkohë ai po hetohet edhe për akuzan e financimit të fushatës presidenciale të 2007-s nga ish-lideri libian Muamar Gaddafi dhe për ndikim në rastet që lidhen me aktivitetet e tij këshilluese në Rusi.

Sarkozy u tërhoq nga politika aktive në vitin 2017, por ende po luan rol në prapaskenë. Mediat franceze kanë raportuar se ai është i përfshirë në procesin e zgjedhjes së një kandidati konservator përpara zgjedhjeve presidenciale në Francë vitin e ardhshëm.

Është pak a shumë historia e Sali Berishës me Lulzim Bashën.

Vetëm se, siç evidenton sot portali i familjes Berisha, Sarkozy nuk u braktis nga partia e vet pas dënimit, siç ndodhi me Berishën.

Portali i familjes Berisha kërkon që PD dhe Basha të veprojnë njësoj siç veproi partia e Sarkozy, në rast se Berisha dënohet për korrupsion.

“Një ditë pasi gjykata franceze dha vendimin për dënimin e ish-presidentit Nikolas Sarkozy, Partia Republikane ka reaguar me një njoftim për mediat duke shprehur mbështetje të palëkundur për ish-presidentin.

Me anë të një statusi, Partia Republikane e cilëson krenari figurën e Sarkozy dhe shpreh dëshirën për ta pasur sërish atë si President të Francës.

“Pas një vendimi gjyqësor, i cili tronditi shumë nga bashkatdhetarët tanë, ne i dëshmojmë Nicolas Sarkozy mbështetjen tonë, si dhe krenarinë tonë të madhe për ta pasur atë si President të Republikës”.

Por teksa në Francë Partia Republikanë shpreh mbështetjen e palëkundur ndaj Sarkozy, edhe pse ai është dënuar me vendim nga gjykata dhe bazuar në prova, e kundërta ndodh në Shqipëri në Partinë Demokratike”, shkruan portali i familjes Berisha.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk hezitoi të përjashtonte nga grupi parlamentar liderin historik të së djathtës, Sali Berisha, edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë akuzë, provë apo vendim fajësie.

Basha, tentoi distancimin e menjëhershëm të PD-së nga Berisha për shkak të vendimit të DASH për shpalljen “non grata”, edhe pse ky vendim ishte i bazuar në akuzat e ngritura nga rivalët politik dhe OJF-të kundër së djathtës si në Shqipëri po ashtu edhe në SHBA”, shkruan portali i familjes Berisha, që me sa duket e ndiejnë se mund të kenë fatin e Sarkozy dhe kërkojnë mbështetjen e PD-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUNDËR BERISHËS/ Salianji: Po të më ftojë në “foltoren” e Korçës, nuk do të shkoj
Previous article "TA DINTE SHAKIRA"/ Ronela Hajati ndan kujtime nga fëmijëria duke na treguar sesi dukej atëherë (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend Politikë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT