• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI/ “Nxehet” situata në PD, Berisha i merr Bashës një tjetër deputet
Home
Politikë

PËRJASHTIMI/ “Nxehet” situata në PD, Berisha i merr Bashës një tjetër deputet

1 October, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Listës së deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha i është shtuar edhe një tjetër demokrat, Deputeti Edmond Spahiu e ka bërë vet të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Spaho shprehet se PD është në gjendje kritike pas zgjedhjeve të 25 prillit duke theksuar se hapja e partisë, debati dhe dëgjimi i anëtarësisë janë rruga e vetme për të dalë nga kjo krizë.

Ai nënvizon se këto janë disa nga arsyet që shtyjnë të mbështesë “Foltoren” e Sali Berishës që ka nisur tashmë në disa qytetet të ndryshme të vendit. Megjithatë ai thekson se kjo nuk është lëvizje emocionale por mbështetje për idetë, frymën e lirisë dhe kohezionin.

“Te nderuar demokrate dhe demokratë, PD eshte ne gjendje shume kritike pas zgjedhjeve te 25 Prillit dhe zhvillimeve te mevoneshme. Bunkerizimi i Partise eshte semundja me e rende qe na ka zene dhe per kete fajtore jemi te gjithe, ne qe kemi drejtuar edhe me shume.

Hapja e Partise, debati midis nesh, kolegjialiteti ne vendimarrje dhe vecanerisht degjimi i antaresise jane rruga e vetme per te dale nga kriza dhe shpetuar PD.

Jane keto arsyet qe me shtyjne te mbeshtes dhe marr pjese ne “Foltoren” e organizuar ne qytete te ndryshme te vendit.

Une “Foltoren” nuk e perkrah per emocion, por per idete, frymen e lirise qe shperndan dhe kohezionin. PD eshte aset i çmuar, qe me se pari i perket demokrateve te cdo niveli, te cilet duhet te ndihen te perfaqesuar.

Te nderuar miq, mandati i trete ne opozite per fat te keq ka nisur sipas shprehjes “sezoni i ri avaz i vjeter”.

Kemi nevoje per nje platforme te miremenduar se si do ta mundim Edi Ramen ne zgjedhje. Platforma nuk imponohet, ajo diskutohet me ata qe do e zbatojne dhe me pas miratohet ne organet drejtuese te PD. E njejta gje vlen dhe duhet zbatuar edhe per reformat qe synohet te ndermerren.

Ne keto kohe te veshtira, PD me shume se gjithcka, ka nevoje per lidership. Lidershipi duhet ti dale per zot sfidave, te mbroje vendimet qe merr dhe te jete ne krye te antaresise per ti cuar ata ne fitore.

PD duhet te permiresoje thellesisht organizimin e saj. Ne nuk mund te kthehemi ne pushtet me dege pa kryetare, me kryetare pa ushtare apo me ushtare te lene te demoralizuar, te braktisur apo te vetmuar nga humbja e 25 Prillit. Strukturat e PD nuk mund ti therrasim vetem per zgjedhje te pergjithshme, vendore apo partiake.

Ne kemi nevoje te rikonceptojme marredheniet me miqte tane nderkombetare. Per kete duhet te pranojme gabimet qe kemi bere vitet e fundit. Miqesia me ta nuk mund te jete konjukturale apo e interesave te castit. Partia Demokratike u themelua nga themeluesit e saj si proamerikane, ka jetuar si e tille dhe do te jete edhe ne te ardhmen proamerikane. Gjithshka per nje PD te bashkuar, te forte e te hapur per te garantuar fitoren e saj dhe qytetareve shqiptare”, shkruan Edmond Spaho.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ISHTE TUTOR I BASHËS"/ Astrit Patozi: Ndjesa e Berishës është e pasinqertë dhe nuk ka asnjë vlerë
Previous article ME HELIKOPTER DHE QEN/ Policia italiane në kërkim të ‘bossit’ të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit! Aktualitet

PROTESTA/ Pas grumbullimit te Ministria e Arsimit, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Polici e krimit!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT