• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KËRCËNIMET PËR T’U SHKËPUTUR NGA BOSNJA/ Escobar: Retorika e Dodikut çon në izolimin ekonomik të serbëve
Home
Nderkombetare

KËRCËNIMET PËR T’U SHKËPUTUR NGA BOSNJA/ Escobar: Retorika e Dodikut çon në izolimin ekonomik të serbëve

30 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, porositi të enjten udhëheqësin serb të Bosnjës, Millorad Dodik, se kërcënimet e tij për t’u shkëputur nga Bosnja mund të çojnë në izolimin ekonomik të serbëve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha përmes një postimi në Twitter se Escobar e paralajmëroi Dodikun se “kërcënimet për shkëputje dhe ndalim të reformave” do të rezultojnë në “asgjë tjetër përveç izolimit dhe dëshpërimit ekonomik”.

Në një konferencë për media të enjten, Dodik tha se shkëputja është diçka që “do të ndodhë”, sepse Bosnja nuk po funksionon.
Megjithatë, “ne nuk kemi asnjë plan”, shtoi ai.

Dodik, prej kohësh, ka bërë thirrje për shkëputjen e Republika Sërpska – rajon i banuar me shumicë serbe në Bosnje – ndërsa, së fundi, ka thënë se serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit.

Escobar, gjatë bisedës me Dodikun, konfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Uashingtonit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Sarajevë.

Lufta e viteve 1990 në Bosnje, në të cilën janë vrarë më shumë se 100,000 persona, ka përfunduar me një marrëveshje të paqes, e cila e ka ndarë këtë vend në dy entitete: Federata Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska.

Dy entitetet udhëhiqen nga Qeveria qendrore. Dodik është anëtari serb i Presidencës trepalëshe, e cila përbehet edhe nga një president mysliman dhe një kroat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Vetëm Seferi dhe Berisha kanë shënuar. Golat në startin e Superiores, dominojnë të huajt
Previous article GJENDET NË ITALI E REJA NGA FIERI/ Vajza 25-vjeçare telefonon: S’dua që familja të më gjejë, kam frikë nga ata...

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT