• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe: “Shqipëria, një vend me shumë potencial dhe mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital”
Home
Ekonomi

Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe: “Shqipëria, një vend me shumë potencial dhe mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital”

30 September, 2021 F.autor Ekonomi

Sektori i teknologjisë dhe telekomunikacionit është vërtet kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, çka u duk më qartë gjatë pandemisë, me nevojën emergjente për dixhitalizimin e çdo procesi. Një prej kompanive që po kontribuon dhe mundëson dixhitalizimin në shumë vende të botës dhe që konsiderohet si partner i suksesshëm i bizneseve dhe konsumatorëve, është Vodafone Group, që prej 20 vitesh operon edhe në tregun shqiptar si një prej investitorëve të huaj më të rëndësishëm në vend.

E ndodhur për një vizitë të shkurtër e shumë intensive pune në Tiranë, Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray dha një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku theksoi se Shqipëria është një ndër tregjet me performancën më të mirë e se ka shumë potencial e mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital. “Qeveria e vendit tuaj është shumë e fokusuar te dixhitalizimi. Ky është një mjedis pro biznesit, ndaj do të donim të luanin rolin tonë si një aktor global për të bërë ç’është e mundur që Shqipëria të përfitojë nga ekspertiza dhe eksperienca jonë, për të përshpejtuar përparimin ekonomik dhe atë të shoqërisë në përgjithësi.” – tha Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, duke renditur më pas tre strategji të rëndësishme të Vodafone Group në Shqipëri: ofrimin e një cilësie superiore të rrjetit, si në rrjetin e lëvizshëm, edhe atë fiks, çka do të arrihet përmes futjes së teknologjisë 5G dhe përmirësimit të teknologjisë së rrjetit fiks; transformimin dixhital, ku që tani po zbatohen aftësi dixhitale të klasit botëror në Shqipëri, si dhe vazhdimi i projekteve për të zhvilluar dhe aftësuar më tej talentet e reja, gjë që do ta shndërronte Vodafone Albania në një inkubator të iniciativave të reja të inovacionit dhe Shqipërinë një nga tre laboratorët dixhitalë të Evropës, që do të punojë për sipërmarrjet e grupit.

Gjatë intervistës, znj. Serpil foli për objektivin parësor që Vodafone pati gjatë kohës së pandemisë për t’u siguruar që klientët dhe komunitetet ku operon të ishin të lidhur në rrjet dhe të kishin mbështetjen e duhur.

“Kemi mbështetur 1.5 milionë punonjës të shëndetësisë përmes fondeve dhe shërbimeve tona, si dhe iu kemi siguruar akses pa pagesë në faqe shëndeti online 15 milionë njerëzve. Në të njëjtën kohë, iu ofruam mbështetje 5 milionë studentëve, duke iu siguruar akses pa pagesë në faqe interneti dixhitale, si dhe 4 milionë bizneseve. I gjithë ky plan mbështetjeje kap një shifër prej 150 milionë eurosh dhurime në materiale, nga të cilat kanë përfituar 100 milionë njerëz”.

Drejtoresha e Vodafone Europe vijoi më tej edhe me investimet konkrete e konsistente të bëra në Shqipëri, të fokusuara kryesisht në cilësinë e rrjetit, duke bërë që Vodafone të ketë rrjetin më të mirë.

Ajo u shpreh entuziaste se bizneset në Shqipëri ndjekin strategjinë e Vodafone dhe se po bëhen kështu kontribues të rëndësishëm në strategjitë e grupit Vodafone. Pyetjes së gazetares Çifligu për hyrjen e Vodafone Albania edhe në tregun e internetit fiks në Shqipëri, pas blerjes së ABCom, znj. Serpil iu përgjigj se kjo është një blerje strategjike nga ana e kompanisë dhe në përputhje me strategjitë globale për t’iu ofruar klientëve shërbime të konverguara.

Biseda në studion e Euronews preku gjithashtu çështjet sociale që Vodafone mbështet, me qëllimin për të ndërlidhur të gjithë, në emër të një të ardhmeje më të mirë. “Kemi tre prioritete: i pari është të mbështesim krijimin e një shoqërie dixhitale; i dyti, gjithëpërfshirja, që askush të mos mbetet pas dhe i treti, të kontribuojmë në mbrojtjen e planetit. Kemi ndërmarrë disa iniciativa në të gjithë botën për të përmbushur këto tre prioritete.”- tha znj. Serpil, duke theksuar se Shqipëria është një shembull i mirë i iniciativave të rëndësishme që po ndërmerren për gratë, njëra prej të cilave është fushata “Hidh një h’app”, ku përmes teknologjisë do t’iu vihet në ndihmë grave të rrezikuara nga dhuna, veçanërisht ajo në familje apo dhe iniciativat për ruajtjen e planetit, duke operuar në treg me burime energjie 100% të rinovueshme, çka e bën Shqipërinë një ndër shembujt më të mirë të përdorimit të energjisë ekologjike.

Në fund të bisedës, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Europe shprehu bindjen e saj të fortë se Shqipëria ka shumë potencial dhe mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Lituania rivendos mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura
Previous article NGA KESSIE TEK BOMBERI LUKAKU/ Conte i thotë të gjitha: Romelun e doja që kur stërvisja…

F.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT