• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHOQËRIA E KEQE TË FUT NË DHE”/ Dëshmitë e nuses së xhaxhait e të dashurës së Aldi Ramës: Hashashin e pinte si duhan
Home
Breaking News

“SHOQËRIA E KEQE TË FUT NË DHE”/ Dëshmitë e nuses së xhaxhait e të dashurës së Aldi Ramës: Hashashin e pinte si duhan

29 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fax News ka siguruar një intervistë ekskluzive me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës, të riut që ekzekutoi ditën e djeshme me dy plumba nënkomisarin Saimir Hoxha.

Nusja e xhaxhait mohoi që Aldi Rama të kishte një armë, por ajo shtoi se ai ishte konsumues i hashashit duke thënë se e pinte rregullisht si duhan.

“Ai ka bo krim. Për zotin është gjynah se ka vrarë një njëri. Është marrë me drogë, pikë. Ka qenë arrest shtëpie. Shoqnia e keqe të fut në dhe. I kam thënë Ald të kanë kap mos u merr më më drogë. Nuk ka pas as armë asgjë. Nuk e di si është puan e armës, nuk e kuptoj.

E provova ta telefonaoj por e kishte fikur. Më kanë majt deri në orën 9 të darkës në rajon. Jo jo nuk kishte inat me policinë. Nuk është makina e tij. Ai s’ka makinë fare. Me policinë nuk ka pasur inate. Nuk e di nëse ka qenë nën efekt i narkotikëve. Atë e ka pas. E pinte si me qenë duhan”, tha ajo.

Më e rëndë ishte deklarata e një vajzë të re, e cila u prezantua si e dashura e Aldi Ramës. Ajo deklaroi se në makinë ka qenë një person i katërt, që sipas saj është Xhuljo Vokrri. Familajrët thonë se Xhuljo Vokrri i ka vendosur në kokë pistoletën Aldi Ramës, ndërkohë e dashura pyet si ka mundësi që nuk kapet Xhuljo Vokrri.

“Nuk mundet të vrase dot një mizë jo mo rob. Aldi eshte nje njeri shume i dashur. Xhuljo Vokrri. Si ka mundësi që nuk është kapur akoma. Ka qenë bashkë me ta. Nuk ka pasur inate me kërkend. Si ka mundësi që nuk është kap Xhuljo Vokrri”, u shpreh e dashura.

Gazetari i Fax News, Fatjon Gjinaj ka ndjekur rrjedhjen e ngjarjes nga vendi ku u ekzekutua Saimir Hoxha deri te spitali i Traumës, ku vdiq Aldi Rama . Ai ka arritur të marrë në intervistë edhe me nusen e xhaxhait dhe të dashurën e Aldi Ramës.

“Ajo përmend një emër. Nuk marr përsiper të flas për emrin konkret. Është me precedent penal. Bëhet fjalë për Xhuljo Vokrrin. Ishte insistuese këmbëngulja e dy familjarëve, të cilët ishin të bindur që Xhuljo Vokrri ishte në makinë. Ajo në një sekuesncë thotë se i ka vënë në kokë pistoletën Aldi Ramës. Nuk ka pasur një konfirmim të diçkaje të tillë nga policia”, deklaroi gazetari Gjinaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ISHTE NË KRAH TË BERISHËS NË DURRËS/ “Hakmerret” Basha, i heq drejtimin e "Zgjedhores" Bylykbashit
Previous article CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ndodhte prej 27 vitesh, shihni statistikën e veçantë të Interit

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT