• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DO RESTAUROHET DHE DO JETË…/ Qeveria merr vendimin për shtëpinë e Maks Velos
Home
Kulturë
Art

DO RESTAUROHET DHE DO JETË…/ Qeveria merr vendimin për shtëpinë e Maks Velos

29 September, 2021 F.autor Art, Kulturë

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin që të restaurojë dhe të hapë për publikun shtëpinë e arkitektit dhe artistit të madh Maks Velo. Këtë e ka deklaruar sot ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Një shpronësim i rëndësishëm është një godinë 6-katëshe mes Rrugës së Dibrës e Rrugës së Barrikadave e arkitektit Maks Velo e fillimit të viteve ’70, por që gjatë tranzicionit ka pasur shtesa të paligjshme, ka pasur ndërhyrje në strukturë që është një vepër akitekturore që e konsiderojmë të rëndësishme dhe që duhet ruajtur.

Pas shpronësimeve do të ketë mundësi të rehabilitimit të fasadës, të prishjes së shtesave të paligjshme dhe Bashkia do të ketë mundësi të kthimit të saj në identitet për t’i dhënë mundësi vizitorëve për ta parë këtë vepër të Maks Velos siç ka qenë që në gjenezën e saj”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Ministrja Belinda Balluku ka përmendur dhe disa shpronësime të tjera, të cilat lidhen me TAP, unazën e Korçës dhe atë të Kavajës, etj.

“Shpronësim për të vazhduar punimet në unazën lindore të Kavajës. Kemi aprovuar sot shpronësimin për vazhdimin e punimeve në rrugën e unazës së Korçës, ish–zona e kundërajrorëve ku kjo rrugë ndërtohet, jo vetëm për trafikun e automjeteve por edhe për t’u dhënë akses qytetarëve.

Shpronësim e një pjese të zonave ku ka kaluar projekti i TAP, gazsjellësi që ka pasur ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Edhe TAP do të jetë pjesë aktive e gjithë projektit që kemi nisur dhe po punojmë me dy kompanitë amerikane për TEC-in e Vlorës dhe kemi hedhur hapat e parë Exon Mobile që do të furnizojë këtë TEC dhe shpërndarjes së energjisë. Shpronësimi i një fshati të vogël në pjesën e Bogës një nga fshatrat piktoreske që ndodhet në aksin e rëndësishëm tHeth- Shkodër.

Sot është miratuar një shpronësim që vazhdon si procedurë e vonuar e aksit Tiranë-Elbasan. Kjo është diçka që na çon afër përfundimit të një projektit  që ka marrë periudhë të gjatë për të mbyllur procedurat e tij që për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe projekti është ndryshuar disa herë dhe duke na dhënë mundësinë të mbyllim hapat procedurialë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOMAZHET PËR OFICERIN SAIMIR HOXHA/ Rama: Çast i rëndë për të gjithë! Mbështetja financiare nuk e kompenson...
Previous article MËSIMI ME TURNE/ Kushi: Vendimi nuk është definitiv për gjithë vitin, duhet të respektojmë...

F.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT