• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË FIER? Policia arreston 3 persona, ja pse AKUZOHEN (VIDEO)
Home
Aktualitet
Kronikë

ÇFARË NDODHI NË FIER? Policia arreston 3 persona, ja pse AKUZOHEN (VIDEO)

29 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona janë arrestuar në Fier e Lushnje për vepra të ndryshme penale. Murat Biçaku ka rënë në prangat e Policisë pasi ka djegur barëra në tokën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe dogjën një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari.

Nga ana tjetër një 39-vjeçar me emrin Niko Shabanaj u arrestua në Roskovec pasi i ka shitur lëndë narkotike një personi të prangosur më parë.

Po ashtu në Lushnje u arrestua 20-vjeçari Mateo Vila pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë nënën e tij.

NJOFTIMI NGA POLICIA

VP Fier

Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas të shpallur në kërkim, 1 për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, 1 për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe 1 për “Dhunë në familje”.

Lushnjë/Dogji një sipërfaqe prej 10 hektarë me pemtari dhe vreshta në kodrat e lagjes “Kadri Qysfri” kapet dhe ndalohet autori.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. B., banues në Lushnjë, pasi në kodrat e lagjes “Kadri Qystri”, duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një siperfaqe prej 10 hektarësh me pemë ulliri dhe vreshtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Fier/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasin N. Sh., 39 vjeç, banues në Roskovec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 08.04.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i kanë shitur një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, një shtetasi i cili është arrestuar më parë nga ana jonë. Për arsye hetimi nuk jepen më shumë të dhëna pasi vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me një mjet të mprehtë(thikë) nënën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT Klodiana Lala: Trafikantët telefonuan disa gazetarë dhe i thanë për vrasjen e policit, para se të dilte lajmi
Previous article GRABITJE NË FIER/ Që në “pikë” të mëngjesit hajdutët futen në një biznes dhe marrin paratë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen! Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTËN TE KUVENDI/ Përplasje me policinë afër selisë së PD-së! 10 të shoqëruar për sulm ndaj efektivëve, disa prej tyre arrestohen!

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët Aktualitet

NDIHMOI AGASIN NË ARRATI DHE I DHA INFORMACION/ Sot masa për ish-kreun e SHISH! Para GJKKO edhe 2 të tjerët

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT) Aktualitet

E RËNDË/ Sherr me thika në një lokal në Tiranë, plagoset 49-vjeçari, ndërron jetë në spital! Arrestohet autori (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT