• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Ndërron jetë në spital 21-vjeçari Aldi Rama! Qëlloi veten me pistoletë në fyt
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Ndërron jetë në spital 21-vjeçari Aldi Rama! Qëlloi veten me pistoletë në fyt

29 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi dje për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. I riu u qëlloi veten me pistoletë në fyt në lagunën e Kune-Vainit gjatë operacionit të RENEA-s për arrestimin e tij, pas vrasjes së efektivit të policisë.

Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e së martës (28 shtator) në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, e ku mbeti i vdekur në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha, babai i dy fëmijëve.

I riu, i rritur nga gjyshërit, pasi prindërit i kishte të divorcuar, ishte me precedent të mëparshëm penal. Në moshën 18-vjeçare kishte përfunduar në burg, pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike. Edhe në vitin 2020 ai është ndaluar sërish për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Si ndodhi vrasja e nënkomisarit

4 policët, mes tyre edhe Saimir Hoxha, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike u përballën me autorin, pasi ishin në inspektim për parcelë droge. Rrugës nëpër kënetë, përballë u shfaqet makina ku ishte 21 vjeçari i cili qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ishull Lezhë, bashkë me 3 shokët e tij. Efektivët e policisë ua kanë bërë me dorë që të ndalojnë makinën, por ata s’e kanë bërë një gjë të tillë. Kur nënkomisari Hoxha dhe bashkë me efektivët e tjerë i kanë bërë postbllok makinës, Aldi Rama shtiu me armë drejt tyre. Plumbi zuri nënkomisarin Hoxha kurse efektivët e tjerë ranë në kanal. Aldi Rama ka mundur të largohet me shpejtësi në mes të pyllit, kurse policia mundi të arrestojë dy personat që ishin në makinë me Aldi Ramën në momentin e ngjarjes, Kristian Sherrin dhe Armando Markun. Ndërkohë raportohet se në makinë ka qenë dhe një person i katërt, i cili është ende në arrati.

Saimir Hoxha, 44 vjeç baba i dy fëmijëve, vëllai i kryegjyqtares së Pukës, mori një plumb vdekjeprurës në krah të majtë të zemrës dhe megjithëse u dërgua në spital nuk mundi të mbijetoi. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat RENEA dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj. Në mbështetje të forcave këmbësore, shkuan edhe dy helikopterë. Dyshimet e para ishin se i riu u fsheh në një vilë në mes të Vainit, por policia nuk e gjeti aty. 2 persona të tjerë janë arrestuar për këtë ngjarje, të cilët kanë qenë në automjet me autorin e krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU POLICIN/ Si Aldi Rama mori peng të dashurën 3 vite më parë, kreu marrëdhënie seksuale në sy të shokëve
Previous article PRITET TË KETË PREZENCË TË RESHJEVE TË SHIUT/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT