Efektivë të Policisë së Lezhës, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe efektivë të repartit special RENEA janë duke kryer kontrolle në zonën ku u vra sot oficeri i krimeve Saimir Hoxha. Në vend ndodhen automjete të shumta të policisë dhe efektivë me uniformë e civilë.
Policia ka identifikuar tashmë autorin Aldo Rama dhe është vënë në ndjekje të tij. Dyshohet se i përfshirë në vrasjen e efektivit Saimir Hoxha është dhe vëllai i tij.


