• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RAPORTI/ Shtetasit e huaj dhe emigrantët blenë një të tretën e pronave të shitura në gjysmën e parë të këtij viti
Home
Ekonomi

RAPORTI/ Shtetasit e huaj dhe emigrantët blenë një të tretën e pronave të shitura në gjysmën e parë të këtij viti

28 September, 2021 Delo.autor Ekonomi

32% e pronave të shitura në Shqipëri gjatë gjysmës së parë të këtij viti u blenë nga individë me banim jashtë vendit.

Vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë për tregun e pasurive të paluajtshme dhe indeksin e çmimeve të banesave tregon se blerësit jorezidentë vazhdojnë të kenë një peshë të konsiderueshme në transaksionet e tregut të pasurive të paluajtshme në vend. Megjithatë, pesha e blerësve jorezidentë ndaj totalit ka pësuar një rënie të lehtë nga niveli 36% i dy gjashtëmujorëve të mëparshëm. Pothuajse 40% blerësve me banim jashtë Shqipërisë raportohen si rezidentë në Bashkimin Europian.

Raporti i numrit të pronave të shitura për jorezidentët ndaj numrit total të pronave të shitura në vitet e fundit është rregullisht sipër nivelit të 30%, çka dëshmon se pesha e lartë e blerësve nga jashtë nuk përbën një zhvillim të përkohshëm. Nëse emigrantët kanë qenë gjithmonë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, vitet e fundit është vërejtur një rritje e shtetasve të huaj që zgjedhin të blejnë prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare. Kërkesa nga të huajt ose shqiptarët me banim jashtë vendit është një faktor plotësues që shpjegon rritjen çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit.

Në mesin e këtij viti, Indeksi Fischer i çmimit të banesave në rang vend, që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, është rritur me pothuajse 50% që prej vitit 2013. Gjashtë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, rritja vjetore e çmimeve rezultoi 6.7%. Rreth 2/3 e subjekteve të intervistuara presin që çmimet e banesave të mbeten të pandryshuara gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, ndërkohë që pjesa e atyre që mendojnë se do të rriten është sa 28% numrit total të përgjigjeve.

Agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se blerjet nga shtetasit e huaj apo shqiptarët me banim jashtë vendit kanë një rol të rëndësishëm në këtë treg. Sipas tyre, së fundmi në treg po shfaqen shumë blerës nga Kosova, që interesohen për prona jo vetëm në bregdet, por edhe në Tiranë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, numri i pronave të shitura nga subjektet e anketuara u rrit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti me 12% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, por ishte më i ulët me 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në total, firmat dhe agjentët e anektuar raportuan 709 transaksione gjatë gjashtëmujorit të parë 2021. Sipas agjentëve, gjysma e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. 80% e këtyre pronave rezultojnë të blera me kredi që mbulojnë deri në 60% të vlerës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Qëlloi për vdekje me armë se e penguan të kalonte me makinë, ish-futbollisti i Bundesligës shpallet në kërkim
Previous article ISHIN TË PARKUAR/ U vihet flaka në orët e para të mëngjesit dy makinave në Elbasan

Delo.autor

Postime të ngjashme

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT