• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJET NË PD/ Juristi: Berisha është politikani më i poshtër pas komunizmit, ja pse vjell vrer kundër Bashës
Home
Sociale

PËRPLASJET NË PD/ Juristi: Berisha është politikani më i poshtër pas komunizmit, ja pse vjell vrer kundër Bashës

27 September, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Juristi Romeo Kara dje me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut aktual të PD, Lulzim Basha. Juristi tha se Berisha në mënyrën më të paturp po nxjerr vrer dhe mllef ndaj Bashës vetëm sepse ai nuk pranoi të jepte dorëheqjen nga partia kur iu kërkua përjashtimi i ish-kryeministrit nga Grupi Parlamentar i PD. Sipas tij, fakti që Basha nuk u bë theror për Berishën është gjynahu i tij më i madh.

“Poshtërsia politike e tij do të mbetet e vetmja cilësi, me të cilën Berisha do të kujtohet në të ardhmen. Qëllimisht dhe neveritshëm, ai ndan Anthony Blinken nga pozicioni i Sekretarit të Departamentit të Shtetit dhe Yuri Kim nga ai i ambasadores së SHBA. Berishën nuk e shpalli “non grata” Yuri Kim, por SHBA, të cilët janë jo vetëm aleati ynë i vetëm strategjik dhe i padiskutueshëm, por edhe garanti i këtij sistemi politik. Berisha paturpësisht vjell vrer e mllef përkundër ish-beniaminit të tij Basha, vetëm për arsyen se, ai nuk pranoi të bëhej theror për të, duke dhënë dorëheqjen si kryetar partie, kur iu kërkua përjashtimi i tij, nga grupi parlamentar i PD-së. Ky është “gjynahu” i vetëm i Bashës”, tha ai.

Juristi u shpreh se Berisha është përfundimisht politikani më i poshtër i epokës pas komunizmit. Ai deklaroi se Berisha ka si tipar dallues antiheroizmin pasi duke këmbëngulur kërkon që të tjerët të sakrifikojnë për të. Sipas juristit, Berisha nuk ka sakrifikuar kurrë në funksion të vendit.

“Berisha kishte parashikuar rezistence dhe dorëheqje nga Basha, si dhe çdo kryetar, që do ta pasonte atë, për t’i shkuar deri në fund shpërdorimit vetjak, që ai do t’i bënte PD-se, në një karshillëk të tillë “vetëvrasës” me SHBA-të. Pikërisht ky është antiheroizmi si tipar dallues i Berishës dhe që e përcakton përfundimisht atë, si politikanin më të poshtër të kësaj epoke post komunizëm. Berisha po kërkon hapur dhe me këmbëngulje sakrifikimin e të tjerëve për të. Berisha nuk ka qenë hero. Kurrë nuk mund të gjejmë një sakrifikim sado të vogël në funksion të vendit të tij”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VITI I RI SHKOLLOR/ Nikolla: Do bëjmë më të mirën që të merrni cilësinë e merituar të dijes
Previous article RAMA MBËRRIN NË PRISHTINË/ Kush janë dy ministrat e Kurtit që e pritën në aeroport

s.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT