• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SFIDAT E TIRANËS NË SYTË E REPORTERËVE NGA BALLKANI/ Veliaj dhe Del Monaco lançojnë nismën e re
Home
Politikë

SFIDAT E TIRANËS NË SYTË E REPORTERËVE NGA BALLKANI/ Veliaj dhe Del Monaco lançojnë nismën e re

26 September, 2021 s.autor Politikë

Tirana do të presë një grup reporterësh të rinj nga gjithë Ballkani, si pjesë e “Youth Trail Initiative”, një iniciativë e OSBE-së. Për këtë konkretizuar këtë nismë, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, së bashku me Ambasadorin e OSBE-së, Vincenzo Del Monaco dhe Ministrin e Shtetit për Rininë, Bora Muzhaqi, biseduan mbi programin e kësaj iniciative dhe kalendarin e aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Tirana do të kthehet në një histori suksesi të Kryeqytetit Evropian të Rinisë. “Në mes të Tetorit do të fillojmë me pritjen e gazetarëve të rinj nga gjithë Ballkani, nën drejtimin e OSBE-së, si një mundësi për të prezantuar Tiranën dhe për të zgjuar interesin e të rinjve për vitin kur ne do të jemi Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Ne do të përgatitemi për një prezantim të qytetit dhe secili prej tyre, falë kësaj mbështetje nga OSBE, të mund të kthehet dhe të raportojë si është Tirana sot”, tha Veliaj. Ambasadori Vincenzo Del Monaco u shpreh se ka biseduar me kryebashkiakun Veliaj për të konkretizuar një numër iniciativash nën drejtimin OSBE-së në Tiranë. “Jemi duke konkretizuar një pjesë të nismave në fushën e medias dhe gazetarëve të rinj. Ne do të kemi gazetarë të rinj që do të vijnë në Tiranë shumë shpejt, si pjesë e “Youth Trail Initiative”, një iniciativë e OSBE-së. Jemi drejt përfundimit të detajeve të programit të këtyre profesionistëve të rinj, që qëndrimi i tyre në Tiranë e Shqipëri të jetë sa më i bukur dhe domethënës”, nënvizoi Del Monaco. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë politikash në mbështetje të të rinjve, duke filluar nga bursat gjer te startup-et.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR VITI I RI SHKOLLOR/ Ministria e Arsimit apel për respektimin e masave anti-COVID
Previous article "KUSH E HËNGRI, E HËNGRI"/ Konspiracionisti Alfred Cako ndërron mendje: Pas 20 tetorit merr fund…

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT