Një aksident pa dëme ka ndodhur në Shijak, por që ka përfunduar në konflikt me armë të ftohta. Si pasojë, një persona është plagosur me thikë dhe është dërguar në spital.
Sipas policisë, pas aksidentit, ka ndodhur edhe përplasja ku një person ka goditur me thikë të afërmin e drejtuesve të mjeteve.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.09.2021, rreth orës 20:55, në Shijak, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit V. Ç., dhe K. D., vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes shtetasi M. K., është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Sh. Ç., (të afërm të drejtueseve të mjeteve të përfshirë në përplasje). Shtetasi Sh. Ç., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar.


