Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, duke vënë theksin te disa nga sfidat kryesore në botë sot.
Rama u ndal te pandemia e koronavirusit, duke i bërë thirrje botës mbarë që të sigurojë urgjent vaksina për vendet më të varfra, pasi sipas kryeministrit shqiptar, të pavaksinuarit mbartin rrezikun e përhapjes së virusit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.
“Është një nder i veçantë të mbaj këtë fjalë si përfaqësuesi i një vendi, që për herë të parë në historinë e vetë i bashkohet OKB, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023. Rëndsia e këtij evenimenti për një shtet, që jo shumë kohë më parë konsiderohej si më i izoluari dhe i shtypuri në botë, dhe ndjenja e përgjegjësisë që marrin është aq e madhe, sa nuk e shpreh dot me fjalë.


