• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO KRYEN HETIME DHE…”/ Administrata Biden kundërshton kritikat për politika të gabuara ndaj Haitit
Home
Nderkombetare

“PO KRYEN HETIME DHE…”/ Administrata Biden kundërshton kritikat për politika të gabuara ndaj Haitit

24 September, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Administrata Biden po kundërshton akuzat për politika “thellësisht të gabuara”, të parashtruara nga i dërguari i saj i posaçëm në Haiti, i cili dha dorëheqjen të mërkurën për atë që ai e quajti një përgjigje “çnjerëzore dhe kundërproduktive” ndaj shtimit të fundit të emigrantëve haitianë përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara sjell hollësi.

Mijëra emigrantë, shumë prej tyre haitianë që jetojnë në Amerikën e Jugut, kanë kaluar kufirin SHBA-Meksikë duke kërkuar azil në Del Rio të Teksasit.

Qindra prej tyre janë kthyer nga administrata Biden përsëri në Haiti, një vend i zhytur në varfëri dhe dhunë. Është një përgjigje “çnjerëzore dhe kundërproduktive”, tha i dërguari i posaçëm amerikan për Haitin Daniel Foote, i cili dha dorëheqjen në shenjë proteste të mërkurën.

“Qasja jonë politike ndaj Haitit mbetet thellësisht e gabuar, dhe rekomandimet e mia janë injoruar dhe hedhur poshtë,” tha zoti Foote në letrën e tij të dorëheqjes.

“Fakti është se ka pasur diskutime të shumta të nivelit të lartë për Haitin, ku të gjitha propozimet, përfshirë ato të paraqitura nga i dërguari i posaçëm Foote, u shqyrtuan plotësisht në një proces rigoroz dhe transparent”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken hodhi poshtë akuzën e zotit Foote, ashtu si edhe sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“I dërguari i posaçëm Foote kishte mundësi të mjaftueshme për të ngritur shqetësimet rreth migrimit gjatë mandatit të tij. Ai kurrë nuk e bëri një gjë të tillë”, tha zonja Psaki.

Megjithatë, administrata Biden vazhdon të përballet me kritika pas imazheve nga kufiri, që përfshijnë agjentët mbi kuaj duke ndjekur emigrantët. Administrata tha se po kryen hetime dhe se kuajt nuk do të përdoren më për të kontrolluar emigrantët në Del Rio.

Analistët e imigracionit thonë se ky ndryshim nuk adreson pyetjen më të madhe – çfarë do të bëhet me fluksin e njerëzve në kufi – një sfidë reale për administratën.

“Administrata Biden vërtet donte të dërgonte mesazhin se po ndryshonte plotësisht politikat e emigracionit të ndjekura nga administrata Trump, të cilat shiheshin si mizore dhe çnjerëzore. Por në të njëjtën kohë, mendoj se administrata Biden, është e shqetësuar se nëse i trajton emigrantët haitianë të gjithë si azilkërkues dhe i lejon të hyjnë në vend, kjo do të dërgojë një mesazh për njerëzit në mbarë botën se kufiri amerikan është i hapur”, thotë Julia Gelatt me Institutin për Politika të Migrimit.

Daniel Foote refuzoi kërkesën e Zërit të Amerikës për një intervistë. Në letrën e dorëheqjes, ai vë në dukje se Haiti nuk mund të akomodojë emigrantët e dëbuar.

Vendi po përballet me kriza të shumta, përfshirë tërmetin e muajit të kaluar, vrasjen e presidentit në korrik dhe dhunën e shfrenuar të bandave, duke bërë që shumë banorë të largohen.

“COVID-i e ka bërë të vështirë që haitianët të jenë në gjendje të punojnë për të mbajtur veten. Këta janë individë që u larguan nga Haiti pas shumë tërmeteve dhe shkuan në Amerikën e Jugut”, thotë Critobal Ramon, analist për çështje të imigracionit.

Demokratët në Kongres i kanë kërkuar administratës Biden të ndalojë dëbimet. Kombet e Bashkuara, që rrallë kritikojnë politikën amerikane, gjithashtu kanë denoncuar dëbimet e haitianëve duke thënë se ato janë “në kundërshtim me normat ndërkombëtare”./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BITCOIN/ Kina ndalon të gjitha transaksionet me kriptovaluta: Janë të paligjshme
Previous article "ÇFARË MONSTRASH PO KRIJOJMË"/ Brataj reagon pas sulmeve të studentit të mjekësisë: A e meriton ti...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT