• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ILIA KARELIT NË BURGUN GREK/ Zbardhen DETAJE të tronditëse, nga mbajtja në frigorifer deri tek rrahja pa pushim
Home
Breaking News

VRASJA E ILIA KARELIT NË BURGUN GREK/ Zbardhen DETAJE të tronditëse, nga mbajtja në frigorifer deri tek rrahja pa pushim

23 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shtatë vite më vonë dhuna ka lënë gjurmë në burgun Nigritas. Rasti i torturës nga zyrtarët e burgut të shqiptarit me origjinë nga Fieri, Ilia Kareli i dënuar më shumë se 12 vite shkaktoi shumë polimika në mars të 2014.

Të pandehurit që u ulën në bankë për vrasjen e shqiptarit ishin 14.

Çështja u shty në vitin 2016 por më pas sipas vendimit gjashtë nga të burgosurit e akuzuar u dënuan me pesë vite burg, tre të tjerë deri në gjashtë vite burg dhe tre të tjerët përfshirë gardianin dhe truprojën me burgim të përjetshëm.

Por së fundmi sipas medias greke prothema.gr të akuzuar e kanë apeluar vendimin, me arsyen se e kryen krimin për hakmarrje ndaj kolegut të tyre.

Gjithashtu media helene ka shkruar detaje rrëqethëse, minutat e tmerrshme para vdekjës së Karelit të cilat kanë dalë në dritë nga shkresa e çështjes prej një mijë faqeve të Gjykatës në Selanik.

Dosja e çështjes paraqet, në veçanti, arsyeshmërinë e vendimit për burgosjen e stafit të burgut, në një kohë kur torturat në burgje nuk janë të rralla. Vendimi sqaron se tortura për një qëllim, sipas ligjit përbën një vepër penale.

Kronika e vdekjes

97 minuta në ‘frigoriferin’ e burgut ishin të mjaftueshme për të torturuar Ilia Karelin i cili nuk arriti të jetonte më shumë se 7 orë në burgun Nigritas.

U zbulua se Kareli kishte pësuar goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin e tij.

Ai u vendos në qelinë e tij i plagosur rëndë, deri në atë pikë sa nuk mund të qëndronte në këmbë, në një kohë kur temperatura në dhomë nuk kalonte 10 gradë Celsius.

Gjyqtarët e Serresit ishin përqëndruar në metodën e torturës “falangë” duke theksuar se ishte një përdorim i metodave sistematike të torturës.

“Ata përdorën një gërshet të improvizuar me një çarçaf, i cili ishte konfiskuar në të kaluarën nga kontrollet në qelitë e të ndaluarve. Me këtë, ata shkaktuan goditje të shumëfishta, në mënyrë metodike dhe të organizuar, në një zonë që nuk u filmua, padyshim sepse nuk do të ishte e mundur të hetohej më pas se kush kryente veprime specifike’ shkruan Protothema.

Hakmarrja

Dosja prej 60 faqesh i atribuoi torturën e zyrtarëve të burgut ndaj Karelit si hakmarrje për vrasjen e kolegut të tyre.

Kujtojmë që Kareli u transferua në burgun e Nigritas në mars të vitit 2014 pas vrasjes se një roje në burgun e Malandrinos në Greqinë qendrore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E TË RESË NË FIER/ Prindërit e Sabrinës i drejtohen Gjykatës, kërkojnë heqjen e kujdestarisë së të atit për vajzën e mitur
Previous article IU GJET NË SERVIS PISTOLETË ME FISHEKË/ Shpallet në kërkim pronari 31-vjeçar në Lezhë

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT