Biznesmeni Davide Pecorrelli u gjet i gjallë pas tetë muajve pasi inskenoi të gjithë vdekjen e tij në Pukë. Në media qarkulloi lajmi se i vetmi prif që e ka ndihmuar për të shkuar në Medjugore është ai i Pukës
Nisur nga kjo, ka reaguar në një bisedë telefonike me Fax Neës prifti i Pukes, Dom Zef Markun i cili i indinjuar mohoi kategorisht të ketë lidhje me këtë ngjarje. Gjithashtu Marku u shpreh se do hedhë në gjyq të gjithë ato qe kanë bërë shpifje të tillë duke dëmtuar imazhin e tij.
Sipas Dom Zefit kjo është një akuze e rëndë e pabazuar në fakte , për më tepër e hedh poshtë duke e argumentuar me faktin që një prift shqiptar nuk ka sesi të ketë lidhje me fretërit e Medjugores tek të cilët thuhet se Pecorrelli ka qëndruar atje .
Dom Zef Marku është famullitarit te kishes “Shen Nikolli” Shkoze. Biznesmeni italian në deklarat e tij u shpreh se e kishte ndihmuar prifti për të mos vrarë veten dhe dërguar për t’u fshehur te murgjit në Bosnje. Ndërsa mediat italiane shkruajnë se Pecorelli ka dashur të ndajë me priftin thesarin e gjetur.


