I ftuar sot në emsionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë fotografi Endrit Mërtiri.
Ndër të tjera ai është folur dhe për marrëdhënien në krizë me miken e tij Aurela Hoxha. Disa ditë më parë fotografi ka festuar ditëlindjen dhe ndryshe nga vitet e shkuara nuk ka marrë urimin publik nga ajo që e kishte cilësuar vëlla.
Endriti e shmangu pyetjen duke pohuar se kjoi është diçka personale për të cilën nuk donte të fliste apo ta ndante me publikun.
“Mesazhet vijnë në vende të ndryshme. Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri. Janë disa gjëra personale që unë zgjedh t’i mbaj për vete. Edhe nëse do ta prishnim marrëdhënien, s’do ta bënim publike. Mediat e ekzagjerojnë”,-është shprehur Mërtiri.
Reagimi i Endritit ka lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka më miqësi si më parë.


