Ka zgjatur vetëm çerek ore ndërhyrja e Policisë së Shtetit në shtëpinë e Adriatik Llallës, ku sikurse pritje nuk do të arrinin ta arrestonin. Kjo, pasi Llalla ndodhet jashtë vendit duke iu shmangur burgut që e pret për dy vite, pasi Apeli vulosi dënimin.
Sot, SPAK kërkoi arrestimin e ish-kryeprokurorit dhe ngarkoi Policinë ta zbatonte urdhrin.
Por Adriatik Llalla ndodhet të paktën në Itali, ku u fotografua sot nga emigrantët shqiptarë të Romës.
Llalla përmes avokatit të tij gënjeu sot drejtësinë dhe opionionin publik duke u shprehur se ndodhet nën kujdesin spitalor.
Por tashmë pritet që Shqipëria ta shpall në kërkim ndërkombëtar ish-Kryeprokurorin që akuzohet për disa vepra penale nga Drejtësia.


