Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në vend. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Krujë e qytete të tjera rreth kryqytetit.
Sipas epiqendrës siziologjike tërmeti ishte me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, me epiqendër 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04.
Kujtojmë se më 21 shtator 2019 një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm në 16:05 duke shkaktuar dëmë të maëdha materiale, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Kujtojmë se atë pasdite të 21 shtator 2019 Urgjenca e Spitalit të Traumës ishte plot me ambulanca dhe makina të cilat sillni persona të plagosur që ishin hedhur nga ballkonet për t’i shpëtuar tërmetit.
Tërmeti i pasditës së 21 shtatorit, u regjistrua me një magnitudë 5.8, dhe sipas bilancit zyrtar u dëmtuan mbi 1500 shtëpi, pallate dhe shkolla, kryesisht në zonën e Tiranës edhe Durrësit, aty ku ishte edhe epiqendra e tij. Paniku do të ishte i madh tek njerëzit. Me mijëra qytetarë, dolën nga banesat e tyre.


