• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVIDI/ A duhet bërë një dozë e tretë e VAKSINËS? Ja çfarë thotë epidemiologu Alimehmeti
Home
Sociale

COVIDI/ A duhet bërë një dozë e tretë e VAKSINËS? Ja çfarë thotë epidemiologu Alimehmeti

20 September, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Në një intervistë për RTV Ora, doktori Ilir Alimehmeti u shpreh se për dozën e tretë të vaksinës anti covid të dhënat janë indirekte.

Ai tha se në raport me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, personat që e kanë kaluar duket se ky diskutim nuk qëndron, pasi edhe OBSH-në kundër dozës së tretë.

Alimehmeti: Për dozën e tretë të dhënat janë indirekte. Ne na intereson efektiviteti, pra në raport me të sëmurët në spitale dhe vdekjet. Të dhënat deri më tani janë bazuar në atë që quhet efikasitet mbi prodhimin e antitrupave. Në raport me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, personat që e kanë kaluar duket se ky diskutim nuk qëndron. Kemi edhe OBSH-në kundër dozës së tretë sepse duhet të marrin ata që nuk janë vaksinuar fare. Ndërsa kinezët kanë dalë në përfundimin se pas 6 muajsh te të moshuarit bien shumë anti-trupat.

Këto janë prova indirekte në fakt. Ka edhe një diskutim tjetër; nëse një person është i dobët dhe nuk ka krijuar një imunitet ose ka sëmundje, a mund ta krijojë një imunitet nëse bën edhe një vaksinë të tretë? Kjo nuk duhet të jetë në kurriz të personave që nuk kanë marrë një vaksinë. Ne nuk duhet të flasim vaksinë jo vaksinë, por imunizim natyror. Duhet të marrim parasysh imunitetin natyror, sepse nuk kemi vaksina bllokuese të infektimit, por parandaluese të mortalitetit.

Alimehmeti shtoi se në këtë pikë këshilla është që kush nuk është imunizuar, të shkojë të bëjë vaksinën dhe të imunizohet.

Alimehmeti: 65% është llogaritur që imuniteti duhet të ishte me variantin e parë, por në fakt ishte më i lartë sepse kishte më shumë transmetim. Ndërkohë që Delta është akoma më in transmetueshëm dhe është më e vështirë që të bëhet përllogaritja tani.

Prandaj në këtë pikë këshilla është që kush nuk është imunizuar, të shkojë të bëjë vaksinën dhe të imunizohet. Ndërkohë, ne e kemi kaluar në mënyrë natyrore një pjesë të mirë të virusit dhe kemi pasur viktima dhe kjo gjë duhet të ishte shmangur. Ne ama kemi regjistruar humbje vetëm me test pozitiv në spitale, por ka shumë njerëz që nuk janë brenda këtij përkufizimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË SHOH FËMIJËT, PASTAJ DO FLAS..."/ Misteret e pazgjidhura të biznesmenit të ZHDUKUR në Shqipëri
Previous article ZGJATJA E MANDATIT TË VETTINGUT/ VOA: Nëse PS e PD s’bien dakord, rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve do bëhet nga...

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT