Makina përplas për vdekje nje kalimtar dhe eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas te dhenave te para behet me dije se aksidenti ka ndodhur te mbikalimi i Shkozetit ne lagjen 14.
Viktime ka mbetur nje person, kalimtar 50 vjecar, ende i paidentifikuar. Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per shkakun dhe po punon per shoqerimin e autorit.
Informacioni paraprak
Rreth ores 12 e 30 pas mesnate policia ka gjetur ne rruge nje viktime. Dyshohet qe pasi eshte aksidentuar nga nje automjet, shoferi eshte larguar nga vendngjarja.
Viktimes nuk i jane gjetur dokumente ne xhep dhe mbetet i paidentifikuar. Trupi eshte derguar ne morg.


