• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PËR DUMËN/ Partia e Putinit fiton por del më dobët
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET PËR DUMËN/ Partia e Putinit fiton por del më dobët

20 September, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Me interes pritet, nëse Partia “Rusia e bashkuar” mund të mbrojë shumicën absolute në Dumën ruse. Vladimir Putinit i duhet Duma pro tij, që në vitin 2024 të rizgjidhet president.

Kaq e lehtë nuk ka qenë kurrë të fitoje një automjet apo apartament në Moskë. Qindra automjete të reja dhe 20 apartamente një dhomëshe shpërndau me lotari administrata e qytetit të Moskës mes votuesve. Kushti i vetëm i pjesëmarrjes, një votë për njërën nga 14 partitë e lejuara në zgjedhjet për Dumën.

Me lotari kundër apatisë politike

“Një milionë çmime” quhej programi, që do të çonte moskovitët drejt kutive të votimit. Madje edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov mori pjesë në këtë lotari dhe fitoi 10.000 rubla, rreth 115 euro, një fitore lotarie e shoqëruar me prezantim mediatik. A çoi kjo manovër në më shumë pjesëmarrje në votime? Megjithatë këtë herë megjithë pakënaqësinë me politikën, pjesëmarrja në zgjedhje me më shumë se 45% ishte më e lartë se në votimet e mëparshme. Komisioni Qendror Zgjedhor lejoi këtë herë edhe votimin tre ditë rresht dhe online. Pas rënies së temperaturave në Moskë një mënyrë e mirë për të lehtësuar votimin.

Russland Parlamentswahlen Auszählung

Putin kryeson

Pas numërimit të pjesshëm të fletëve të votimit, duket separtia e Putinit, “Rusia e bashkuar” – kjo pritej – ka dalë sërish partia më e fortë në zgjedhje. Por me rezultatin aktual të 46%, ajo ka pësuar rënie të dukshem krahasuar me vitin 2016. Por rezultatit i shtohen edhe mandate të drejtpërdrejta nga qarqet zgjedhore, dhe ato mund t’i sigurojnë Putinit edhe në legjislaturën e ardhshme shumicën absolute.

Për kreun e Kremlinit kjo ka rëndësi të madhe, thotë eksperti i politikës, Ilya Grashenkov. Roli i Dumës qëndron në atë që të mbështesë Putinin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2024. Deri atëherë Putini duhet të vendosë, nëse pas 22 vitesh në pushtet, ndërprerë vetëm 4 vjet si kryeministër, do të vazhdojë vetë edhe më tej apo do të kalojë një pasues në postin e presidentit. “Që Duma të mbështesë pasuesin e dëshiruar të Putinit, ajo duhet të jetë maksimalisht luajale, nuk duhet të ketë konflikte me presidentin e tanishëm dhe të mos paraqesë kandidatë të saj.”

Protesta pa lider

Russlands Präsident Putin

Sipas Grashenkovit mes votuesve në Rusi ka një atmosferë proteste. Shumë ruse e rusë pas shkurtimeve të detyruara nga pandemia e Coronës janë dobësuar ekonomikisht, dhe reagojnë të acaruar pas çdo vendimi të politikës. Por nuk priten protesta masive si pas zgjedhjeve të Dumës në vitin 2011, e kjo megjithëse partia e Putinit, edhe në bazë të rezultatit zgjedhor, por edhe sipas sondazheve është shumë më jopopullore se në vitin 2011. “Nuk ke më askënd që të bashkojë njerëzit dhe t’i udhëheqë.”

Fjala është për Aleksej Navalnyn, që ndodhet në burg. As ai dhe as bashkëopozitarët nuk mund të kandidojnë për Dumën. Organizata e Navalnyit “FBK” u shpall ekstremiste, shumë vetë morën arratinë jashtë Rusisë. Ajo që mbeti ishte strategjia e Navalnyt që votuesit të votonin për kandidatët e opozitës me më shumë shanse që të dobësonin “Rusinë e bashkuar.”

“Zgjedhjet më të padrejta të dekadës së kaluar”

Se sa të lira e të drejta ishin këto zgjedhje, nuk mund të verifikohej nga asnjë vëzhgues i pavarur perëndimor. Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Europë, OSBE vendosi të mos dërgojë asnjë vëzhgues, pasi autoritetet ruse e kishin reduktuar ndjeshëm misionin, me gjasë për shkak të pandemisë. Vëzhgues vendorë, si organizata “Golos” raportojnë për mjaft shkelje në votime, 3000 raste të manipulimit zgjedhor janë regjistruar nga kjo organizatë.

Deutschland I Demonstration für Kreml-Kritiker Nawalny in Düsseldorf

Në bisedë me Deutsche Welle, drejtuesi i kryesisë së “Golos”, Vitali Averin kritikon. “Këto zgjedhje nuk mund të quhen as të lira dhe as demokratike. Këto ishin zgjedhjet më të padrejta të dekadës së kaluar.” Averin theksoi, se manipulimi më i madh ka ndodhur paraprakisht: asnjë nga kandidatët vërtetë të pavarur dhe opozitarë nuk u lejua të kandidojë.

Edhe Komisioni Qendror Zgjedhor ka regjistruar parregullsi. Por kryetarja e tij, Ella Pamfilova nuk pranon të dallojë aty një tendencë të përgjithshme, këto zgjedhje janë më transparente se kurrë, sipas saj. “Mund të na shash si të duash ne, por përpjekjet e kolegëve të mi këto gjashtë vite kanë çuar aty, që u bënë të njohura të gjitha truket vendore.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Refuzoi të merrte vaksinë për shkak të infertilitetit. Nusja vdes para dasmës nga COVID-19
Previous article ANALIZA/ Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

Delo.autor

Postime të ngjashme

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve Botë

SHBA DHE IRANI DREJT NJË MARRËVESHJE ? Memorandumi mund të nënshkruhet nga distanca brenda 24 orëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT