• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NGA LAVDIA BIZANTINE E BERATIT TEK KAFENETË NË KORÇË”/ Revista britanike, artikull për qytetet shqiptare
Home
Sociale

“NGA LAVDIA BIZANTINE E BERATIT TEK KAFENETË NË KORÇË”/ Revista britanike, artikull për qytetet shqiptare

20 September, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

“Nga lavdia bizantine e Beratit te kafenetë e mbushura të Korçës, janë disa nga pamjet që vizitorët shohin në Shqipëri”.

Kështu e nis artikullin e saj revista britanike e udhëtimeve “Suitcas””. Ajo rëndit nëntë qytete që duhen vizituar me patjetër në Shqipëri.

Këtë të fundit e ka cilësuar një “pikë të verbër në hartën e udhëtarëve”.

Qyteti i parë që “Suitcase” ka renditur si më të bukurin është Berati.

“Njihet në Shqipëri si qyteti i një mbi një dritareve, dhe nuk është e vështirë për tu kuptuar arsyeja se pse”, shkruhet në artikull.

Berati cilësohet si një mozaik dhe endjet në rrugët e Goricës janë një domosdoshmëri në udhëtim.

Një qytet tjetër që duhet vizituar është edhe Kruja historike. E futur me qetësi në ultësirën e maleve të mbuluar me pisha, shtrihet ky fshat me të njëjtin emër.

Atraksioni në këtë qytet qëndron te kështjella mesjetare – fushëbetejë ku heroi shqiptar, Gjergj Kastrioti, ose “Skënderbeu”, mundi osmanët.

Ndërsa për një arratisje romantike duhet një fundjavë në Korçë. Nga një pronë feudale në shekullin e XIII ajo është kthyer në një qendër metropolitane.

Në artikull nuk kishte si të mungonte edhe Thethi. Përtej kufirit nga Mali i Zi, lart në majat sublime të Alpeve Shqiptare, do të gjeni Thethin.

Por në artikull ka një këshillë për të gjithë udhëtuesit, nëse jeni një vizitor qyteti ky vend nuk është për ju. Në vazhdën e udhëtimeve të largëta, është futur edhe Valbona.

Aty do të keni përveçse mundësisë për hiking edhe shijimin e pamjeve të fshatrave turistikë.

Tanimë nga veriu kalohet në jug.

Ksamili dhe Dhërmiu janë të përfshirë në listën e revistës, kjo pasi ata bëjnë  bashkë si klasiken dhe romantiken.

“Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është cilësuar si një nga qytetet më të mira tregtare osmane që kanë mbijetuar në Ballkan.

Pavarësisht gjithë karakteristikave të saj, nuk lihet pa përmendur edhe njohja e qytetit si vendi i origjinës së diktatorit Enver Hoxha.

I gjithë artikulli mbyllet me qytetin e Shkodrës.

“Një fushëbetejë strategjike dhe portë për në Alpet Shqiptare, ajo ka parë pushtimin romak, serb, venedikas dhe osman gjatë shekujve, me ndikimet e të gjithëve ende të dukshme”, finalizon artikullin revista britanike.(Suitcase, Albanian Post)

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RECIPROCITETI PËR TARGAT E MAKINAVE/ Policia e Kosovës dhe KFOR "blindojn" rrugët që të çojnë në kufirin me Serbinë
Previous article NDODH EDHE KJO/ Nxënësja shqiptare përndjek dhe ngacmon seksualisht profesorin e saj, i shkon çdo natë...

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT