• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RREGULLA TË REJA/ Green Pass me detyrim kudo në Itali, ndryshe nuk paguhesh
Home
Nderkombetare

RREGULLA TË REJA/ Green Pass me detyrim kudo në Itali, ndryshe nuk paguhesh

19 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Nga data 15 tetor deri më 31 dhjetor, për të shkuar në punë, italianët do të duhet të kenë Green Pass ose pasaportë vaksinimi.

Pas bareve, restoranteve, palestrave, kinemave, Këshilli i Ministrave në shtetin fqinj ka vendosur të shtrijë detyrimin e pasaportës së gjelbër për punonjësit në administratën publike dhe sektorin privat.

Edhe të vetëpunësuarit do të duhet të tregojnë pasaportën e vaksinimit për të vijuar biznesin e tyre dhe për të hyrë në kompanitë e tjera.

Ata nën 12 vjeç dhe ata që nuk mund të vaksinohen në bazë të një certifikate mjekësore, përjashtohen nga rregulli.

Green Pass në Itali do të lëshohet menjëherë pas dozës së parë të vaksinës.

Mbetet e detyrueshme për mësuesit, profesorët, teknikët, administratorët e shkollave dhe universiteteve për të cilët ishte parashikuar tashmë, por gjithashtu do të shtrihet në polici, ushtri dhe diplomatë.

Edhe ata që kanë kontrata të jashtme me administratën publike do të duhet të tregojnë pasaportën e gjelbër për të hyrë në një vend pune, për të kryer trajnime ose veprimtari vullnetare.

Punonjësit në sektorin privat, pavarësisht nëse duhet ose duan të punojnë në zyrën e tyre, në një kompani, masoneri, dyqan, qendrat kozmetike, dyqane artizanale, etj, do të duhet të paraqesë certifikatën e gjelbër.

Ky proces do të jetë i detyrueshëm edhe për hidraulikun ose elektricistin, kur shkojnë nëpër shtëpitë e të tjerëve.

Kontrolli i Green Pass është në dorën e punëdhënësve, në sektorin publik dhe privat dhe kontrollet mund të jenë gjithashtu të rastësishme.

Dekreti parashikon që, aty ku është e mundur, kontrolli i vlefshmërisë së pasaportave të gjelbra të bëhet në hyrje, ose në kohën e hyrjes së punonjësve në zyra, kompani, fabrika, banka, prefektura, komisariate polici, kazerma, qendra tregtare ose hotele

“Paga nuk të takon që ditën e parë të mungesës”. Kjo u specifikua nga një përditësim i fundit mbi pasaportën e detyrueshme.

Pra ndalimi i pagës së punonjësve, do të bëhet që nga dita e parë për punonjësit publikë dhe privatë që nuk kanë një certifikatë të gjelbër.

Për ata që punojnë në administratën publik, nëse nuk kanë Green Pass mungesa e tyre në punë konsiderohet “e pajustifikuar” dhe pas ditës së pestë të mungesës kontrata e punës pezullohet.

Në sektorin privat, nga ana tjetër, punëtorit i ndërpritet paga derisa të paraqesë pasaportën e vaksinimit.

Por asnjë pasojë disiplinore apo shkarkim nga puna, në të dyja rastet.

Janë vendosur gjithashtu gjoba mbi punëdhënësit, të cilët për mungesë kontrolli shkojnë nga 400 në 1000 euro

Për të pasur Green Pass, tre kushte mbeten të vlefshme, por me disa veçori të reja.

Të vaksinuarit do të mund të printojnë pasaportën pas 15 ditësh që nga doza e parë; pasja e një dokumenti që e ke kaluar COVID-in gjashtë muajt e fundi; tamponi.

Ajo mund të merret në farmaci konkretisht 15 euro për të rriturit dhe 8 euro për të miturit.

Në rast se farmacitë devijojnë nga çmimi ato gjobiten me një gjobë prej 1.000 deri në 10.000 euro dhe prefekti mund të urdhërojë deri edhe mbylljen e biznesit për një periudhë jo më të gjatë se 5 ditë.

/b.h

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANUZAJ NUK PO RINOVON ME SOCIEDAT/ Në pritje të ofertave nga Anglia
Previous article RAKETA AMERIKANE VRAU 7 FËMIJË/ Si CIA e paralajmëroi ushtrinë disa sekonda para sulmit

s.autor

Postime të ngjashme

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT