Prestigjozja britanike “Daily Mail”, i ka kushtuar nje artikull Tiranës, si nje nga qytetet europiane ku jetesa është më e lirë, sipas pushuesëve britanikë.
Kjo vleresohet nga “Post Office Travel Money”, e cila krahasoi koston e artikujve tipikë qe mund të zgjedhin turistët në 40 qytete të ndryshme, duke përfshirë pijet, një darkë apo edhe akomodim dy netë në fundjavë në hotele me tre yje.
Pjesë nga artikulli:
“Tirana ka një çmim mesatar prej 132 £, me një filxhan kafe që kushton vetëm 0,61 euro dhe akomodimi i një fundjave arrin 61 £uro. Më pas vjen Katowice në Poloni.
Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë është qyteti më i shtrenjtë. Atje, një birrë kushton 7.42 £ dhe akomodimi për dy netë shkon tek 157 euro.” AlpeNews.al