• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AUTOPSIA KA…”/ Flet i afërmi i 23-vjeçares shqiptare që vdiq pasi bëri VAKSINËN
Home
Aktualitet
Kronikë

“AUTOPSIA KA…”/ Flet i afërmi i 23-vjeçares shqiptare që vdiq pasi bëri VAKSINËN

17 September, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një 23-vjeçare humbi jetën pak ditë më parë në Drenas të Kosovës, vetëm dy ditë pasi kishte bërë vaksinën anti-COVID Pfizer.

E reja Zarife Imeri është ndarë nga jeta në Qendrën Spitalore të Kosovës. Tani familjarët e të ndjerës akuzojnë punëdhënësin që ka detyruar të renë të bëjë vaksinën.

Një familjar i të ndjerës,  ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku zbuloi se nëse Zarife nuk do ishte në punë nuk do vaksinohej.

“Nuk donte të bënte vaksinën. Por te puna i kanë kërkuar që të vaksinohej që të ishte në punë. E ka qenë në mes të një zgjedhjeje, e ka vendosur që të qëndrojë në punë.  Mos të kishte qenë në punë ajo nuk do e kishte marrë vaksinën”, tha Haxhi Xhemajli.

I pyetur në lidhje me tamponin, ai u shpreh se sipas familjarëve të viktimës, e kishte bërë para dy javësh dhe nuk kishte dalë pozitiv apo se e ka kaluar Covid-19.

Ndërsa i pyetur në lidhje me ndonjë sëmundje të mundshme, i afërmi i Zarifes tha se që “nga fundi i vitit 2016 nuk ka pas asnjë problem shëndetësor, nuk ka shkuar asnjëherë të mjeku”.

“Para këtij viti, sipas familjarëve, ka pas një ndërhyrje në enët e gjakut. Ka pasur probleme te dhëmbët që i kanë shkaktuar probleme te enët e gjakut. Por që nga ajo ditë nuk ka pasur më asnjë lloj shqetësimi Ju ka krijuar një infeksion nga dhëmbët. Ka marrë të gjitha letrat te mjeku, dhe ua ka treguar atyre që i kanë bërë vaksinën”, tha ai.

I afërmi i të ndjerës shtoi se Zarife fillimisht ka pasur simptoma si ethe, lodhje, e më pas i ka rënë të fikët dhe e kanë dërguar menjëherë në spital.

Duke folur për autopsinë, i afërmi tha se i kanë thënë për ta bërë, por vëllai i të ndjerës nuk ka pranuar.

“Është e vërtetë. Kur ka ndodhur vdekja e mbesës, ka qenë në spital i vëllai që nuk është në gjendje të mirë. Kur e kanë pyetur për autopsinë, vëllai nuk e ka ditë as çfarë është. Pasi e kanë sjellë në shtëpi, ne kemi kërkuar që të bëhet.

Unë kam insistuar që të bëhet, nuk ishin dakord që të bëhet për shkak të fesë dhe traditave. Ishim të ndarë 50 me 50. Por më pas vendosëm që ta bënim. Autopsia ka përfunduar dhe tani po presim rezultatin. Procedurat kanë përfunduar, presim dokumentacionin. Është njoftim zyrtar.  Ne i kemi paraqitur të gjitha shqetësimet tona”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME LINDITA NIKOLLËN/ Yuri Kim: Bukur të shohësh opozitën në Kuvend, mendimet ndryshe të domosdoshme
Previous article MAQEDONIA E VERIUT DREJT MASAVE TË REJA/ Filipçe: Nga tetori, e nevojshme certifikata e vaksinimit me dy doza

F.autor

Postime të ngjashme

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty… Aktualitet

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat Aktualitet

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit Aktualitet

U VRA SOT PAS NJË SHERRI NË SHKODËR/ Ky është 24-vjeçari Ylber Luli! Punonte si udhërrëfyes turistik, babai iu plagos, mister shkaqet e konfliktit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT