• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
79-VJETORI I KONFERENCËS SË PEZËS/ Veliaj: Kjo ditë përkon me votimin e qeverisë, si një besëlidhje e re për…
Home
Politikë

79-VJETORI I KONFERENCËS SË PEZËS/ Veliaj: Kjo ditë përkon me votimin e qeverisë, si një besëlidhje e re për…

16 September, 2021 Delo.autor Politikë

Sot Tirana përkujtoi 79 vjetorin e Konferencës së Pezës, një nga ngjarjet më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me përfaqësues të qeverisë dhe të shoqatave të veteranëve morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Pezë, ditë kjo që përkon edhe me votimin e qeverisë së re në Parlamentin Shqiptar.

“Është dita kur po formohet qeveria e re, e të majtëve, e të djathtëve. Qeveria jonë, si një besëlidhje e re, qeveria e tretë e Edi Ramës si një besëlidhje e re për t’i shërbyer të gjithëve pa dallim feje, krahine, pa dallim ideje ashtu siç e kërkon Konferenca e Pezës.Jam ndjerë shumë krenar me ngjarjet e fundit ku qeveria jonë hapi dyert e Shqipërisë për të mirëpritur popullin afgan. Dhe në kulmin e luftës këtu në Pezë ne kemi mirëpritur hebrenjtë, ishin 200 përpara lufte, ishin 2000 pas lufte. Jo vetëm u kujdesëm për lirinë tonë, por u kujdesëm edhe për lirinë e të tjerëve”.- tha Veliaj.

foto galeri

foto galeri

Teksa rikujtoi që vitin tjetër Tirana do mirëpresë të rinj nga e gjithë bota në kuadër të “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, kryebashkiaku u shpreh se, – “Më vjen mirë gjithashtu që Ursula Von der Leyen, presidentja e Këshillit Evropian deklaroi që gjithë viti tjetër do të jetë viti Evropian i rinisë. Nuk mund të kemi një rini të shëndoshë nëse nuk kthehemi pas për të kuptuar ku i kemi rrënjët.”

Gjatë ceremonisë, u vendosën kurora me lule në monumentin dhe varrezat e dëshmorëve në Pezë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT ANTI-COVID NË ITALI/ Nga 15 tetori hyn në fuqi Pasaporta e Shëndetit, Teste me pagesë për të pavaksinuarit
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ Prej 2 ditësh i zhdukur, gjendet i pajetë 39-vjeçari në "Kodrat e Selitës"

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT