Ndërsa iu përgjigj pyetjes së deputetëve në seancë për menaxhimin dhe pastrimin e bregdetiti, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se vija bregdetare është prioritet i këtij mandati.
“E kemi shume të qartë që mjedisi e turizmi shkojnë bashkë me të mirën e të keqen e tyre. Zonat bregdetare janë nga më produktivet sa i përket, ekosistemeve, bizneseve por edhe një zonë me shumë paradokse, kjo kërkon një përgjigje të organizuar shumë mirë.
Jemi ende në mungesë përgjigje të përkufizimit të saktë të hapsirës që përfshihet në vijën bregdetare. Prioritet i mandatit do të jetë përcaktimi i bregut të detit si pronë e patjetërsueshme, pastrimi nga ndërtimet pa leje, reformimi i strukturave ekzistuese për ta zgjidhur një herë e mirë këtë mjegullnajë, që problematikat të adresohen më mirë.
Ishte padyshim një nismë e lavdërueshme krijimi për së pari i këtyre strukturave, por ndërsa 8 vite më pas vërehet domosdoshmëri e ngritjes ky ristrukturim është në rendin e ditës.
Vija bregdetare është atraksioni më i madh turistik. Ndaj do të ketë një bashkëpunim shumë të ngushtë me bashkitë. Stacionet e plazhit që në dy muajt e parë të vitit. Puna për organizimin e sezonit të ardhshëm turistik në bregdet ka filluar.” u shpreh Kumbaro.


