• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA BËHET ME TRE HEKURUDHA”/ Balluku: Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh
Home
Politikë

“SHQIPËRIA BËHET ME TRE HEKURUDHA”/ Balluku: Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh

16 September, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka prezantuar projektet infrastrukturore që pritet të përfundojnë brenda mandatit të tretë të socialistëve. Balluku tha se Porti i Ri i Durrësit, aeroportet e Vlorës dhe Sarandës pritet të përfundojnë brenda këtij afati ndërsa shtoi se do të duhet më shumë kohë për përfundimit e Koridorit Blu.

“Pa dashur të përsëritem dhe të jap informacione që janë dhënë, siç jeni në dijeni sepse ne i kemi bërë të gjitha garat publike. Do ndaloj tek portet. Portet janë pjesë e paketës së zhvillimit. Kanë nisur disa prej tyre, siç është porti i ri i Durrësit në Porto Romano. Gara përmbyllet në fund të muajit Tetor. Gara ndërkombëtare do të vendosë edhe një kohë limiti për 36 muaj. Porti i Ri dorëzohet brenda këtij mandati. Faza e parë e projektit të ballinës në portin ekzistues që do të kthehet në zonë për përdorim turistik dhe banimi, kemi nisur nga puna për fazën e parë të negocimit. Në fazën e parë dhe të dytë brenda mandatit të tretë.

Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh. Porti tregtar zhvendoset në zonën e Triportit. Pas operimeve që kanë nisur në mënyrë normale pa asnjë lloj kufizimi në aeroportin e Kukësit. Brenda nëntorit nisim kantierin për aeroportin e Vlorës. Po bëhet studimi i ambientit dhe menjëherë ngritja e kantierit në zonën e destinuar për t’u bërë ky aeroport që do jetë më i madh. Parashikohet të ketë edhe shërbime për mirëmbajtjen e avionëve dhe transportin e mallrave nga ajri. Kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës. Do jetë aeroport turistik sezonal. Na rezulton që do të përpunojë kapacitete të rëndësishme nga muaji prill deri në muajin nëntor për lëvizje charter. Do duhen 24 muaj për ndërtim.

Duke marrë parasysh afatet për garën dhe kontratën, parashikohet të dorëzohet në pranverën 2025, në përfundim të mandatit të tretë. Korridori Blu, për të cilin jemi përgatitur prej kohës, është një garë që e kemi lançuar por për shkak të pandemisë u shty për një afat tjetër. Me fillimin e punës do të rihapet gara por nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati. Për të plotësuar këtë korridor një nga pjesët më të rëndësishme është Bypass-i i Gjirokastrës”, tha Balluku.
Ajo u shpreh se Shqipëria do të bëhet me tre linja hekururdhore. Përpos asaj Tiranë-Durrës, qeveria parashikon ndërtimin e linjave Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Pogradec.

“Kemi arritur të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë hekurudha Tiranë-Durrës. Kantieri nis në fund të këtij muaj para se të mbarojë shtatori. Jemi në fazë negociatash për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit që do krijojë akses edhe në vende të tjera të Ballkanit. Kjo hekurudhë që prek një pjesë të mirë të të gjithë territorit.

Nuk kemi një paketë për shpronësime. Është vlerësuar, si një projekt me kompleksitet të ulët. Jemi besimplotë që do të dorëzohet brenda këtij mandati. Banka e Investimeve ka marrë përsipër të na mbështesë për segmentin nga Durrësi në Pogradec , por ndërkohë do të nisim me segmentin e parë nga Durrësi në Rrogozhinë”, u shpreh ministrja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMBULANCA SHKON ME URGJENCË NË KUVEND/ Kush është deputetja që shfaqi probleme (EMRI)
Previous article TRONDIT ME DEKLARATËN/ Elton Metaj: Unë kam shkrepur armën, por VRASJEN e ka bërë babai i saj

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT