• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LAJÇAK NË KOSOVË PËR DIALOGUN/ Reagon Kurti: Jemi palë e barabartë me Serbinë, jo temë
Home
Rajon

LAJÇAK NË KOSOVË PËR DIALOGUN/ Reagon Kurti: Jemi palë e barabartë me Serbinë, jo temë

16 September, 2021 s.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas takimit të zhvilluar me të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajçak, ka deklaruar se në dialogun me Serbinë, Kosova është palë e barabartë dhe jo temë.

“Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”, tha Kurti.

Lajçak, i cili po zhvillon një vizitë tre ditore në Kosovë sqaroi se është biseduar për hapat e mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimin rajonal. Çështja e hapjes së arkivave nga ana e Kosovës dhe e Serbisë, e cila ka nxitur debate të shumta në vend, nuk ishte pjesë e diskutimeve, sipas Lajcak.

“Kemi diskutuar është për bashkëpunimin rajonal, por çështja më e rëndësishme është dialogu dhe situata aktuale e dialogut. Unë do të qëndroj këtu tre ditë, do të zhvilloj shumë takime dhe do të bëj vlerësimin në fund. Sapo kam filluar, është herët për të dhënë detaje”.

Në takimin e fundit mes delegacioneve të të dyja vendeve në Bruksel, u diskutua për mundësinë e hapjes së arkivave shtetërore, lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti theksoi më vonë se autoritete e vendit janë të hapura dhe transparente dhe se fati i të pagjeturve duhet të zbardhet. Por deklaratat u dënuan nga partitë opozitare, që i shohin ato si të gabuara dhe të dëmshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN EMRAT/ KLP cakton drejtuesit e dy prokurorive në rrethe, kush do t’i drejtojë institucionet në Korçë e Mat
Previous article "UNË BËRTISJA SE..."/ Angela Martini dhe bashkëshorti rumun flasin pas arrestimit në Mykonos: Gruaja ime nuk...

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT