• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“QYTETARËT PO NEGLIZHOJNË SHENJAT…”/ Brataj: Rreth 50 të shtruar çdo ditë në spital për COVID
Home
Aktualitet
Kronikë

“QYTETARËT PO NEGLIZHOJNË SHENJAT…”/ Brataj: Rreth 50 të shtruar çdo ditë në spital për COVID

15 September, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Rreth 50 qytetarë shtrohen çdo ditë në spital për shkak të komplikacioneve nga COVID-19 dhe kryesisht nga mutacioni Delta. Shefi i urgjencës kombëtare thotë se janë rritur edhe vizitat në banesa.

“Si thirrje nuk ka ndryshim drejt 127, 24 orët e fundit 1871 thirrje, 421 vizita dhe 109 janë vetëm vizita për Covid dhe 46 kanë përfunduar në banesë. Qytetarët e rretheve shkojnë drejt spitaleve në rrethe dhe për format e rënda nisen drejt Tiranës. Nëse nga 109, 46 shkojnë në spital kuptohet që nuk janë forma të mesme, por 51-52 % janë forma të lehta të mesme që trajtohen në banesë, ose për fatin e keq ka ende persona që nuk shtrohen në spital”, tha Skënder Brataj.

I pyetur se përse ka viktima edhe mes të vaksinuarve, Brataj thotë se kjo lidhet me sëmundjet bashkëshqoëruese të qytetarëve të prekur me Covid.

“E kemi thënë që vaksina nuk mbronte 100 % në fazën e parë, kështu që nuk duhet të kalojë mesazhi i gabuar që po bëra vaksinën jam i mbrojtur dhe nuk duhet të mbrohem. Ajo varet shumë edhe nga gjendja shëndetësore e pacientëve në atë moment, e sëmundjeve bashkëshoqëruese edhe shumë faktorë të tjerë siç janë edhe komplikacionet që vetë sëmundja sjell. Përveç aparatit respirator sjell edhe tromboza”.

Brataj thotë se shumë qytetarë po neglizhojnë shenjat e Covid, duke i quajtur rrufë dhe duke mos bërë tampon. Sipas tij numri i të infektuarve në vend është më i madh se ato të regjistruara.

“Besoj se po se mund të jetë më i lartë. Shumë njerëz i interpretojnë këto shenja jo si Covid dhe nuk di si t’i interpretosh shenjat. Prandaj çdo shenjë nëse e shoqëron me test do kishim të dhëna reale të infektimeve në vend. Çfarëdo simptome të kenë janë të lidhura me Deltën,prandaj duhet një test i shpejtë, një tampon për të mbrojtur familjarët”.

Tirana vijon të mbajë numrin më të lartë të të infektuarve aktivë, e ndjekur nga Shkodra dhe Durrësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË PD/ Patozi: Berisha e Basha do të largohen nga PD njëri pas tjetrit, kjo është zgjidhja
Previous article E PAPRITUR/ Djali i Sokol Olldashit mes të rinjve demokratë që kërkojnë REFERENDUM për përjashtimin e Berishës

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT